COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2532 testime, 347 të shëruar, 753 raste të reja dhe 14 humbje jete në 24 orët e fundit 
 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e Covid19.
Në 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon:
Janë kryer 2532 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 753 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
431 raste në Tiranë, 49 në Berat, 48 në Durrës, 46 në Lezhë, nga 23 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Krujë, 13 në Kurbin, 11 në Pogradec, 8 në Bulqizë, nga 7 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, nga 6 raste në Skrapar, Vlorë, nga 5 raste në Kukës, Mat, 4 në Elbasan, nga 1 rast në Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Kuçovë.
 
Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.527 që nga fillimi i epidemisë. 
 
Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar. 
 
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 
3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç. 
 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. 
 
MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes, për t’u referuar për testim dhe për rimbursimin e barnave.
Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar.
 
Është e rëndësishme të telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid apo nëse  keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet covid.
 
COVID-19 – Statistika (08 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore         753
Të shëruar ne 24 orë      347
Të shtruar në spitale      450
Humbje jete në 24 orë   14
Testime ditore              2.532
 
Testime totale           208.503
Raste pozitive            44.436
Raste të shëruara       22.527
Raste Aktive             20.973
Humbje jete              936
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë  11364
Fier   1620
Durrës   1374
Korçë   1119
Vlorë   1053
Shkodër  899
Elbasan  835
Lezhë   775
Berat   742
Gjirokastër  489
Kukës   438
Dibër   265