Kanceri i gjirit .. Ne mund ta zvogëlojmë  rrezikun tonë

 

Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vete gjirit.

Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit

të gjirit. Këto qeliza grumbullohen, formojnë një tumor i cili shtyp, përhapet dhe

shkatërron indin normal te gjirit. Pa mjekim keto qeliza perhapen ne pjeset fqinje e

me pas ne te gjithe trupin.

 

Njihuni me rrezikun…

 

Askush nuk e di shkakun e vërtetë te kancerit të gjirit, apo nese Kanceri i gjirit nuk ka nje shkaktar te vetem . Dime se disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer gjiri. Dime se disa faktore duken se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri.

 

Çdo grua është e rrezikuar për kancer gjiri.

Faktorë rreziku per kancerin e gjirit janë :

  • Mosha mbi 50 vjec
  • Pasja e një kanceri gjiri më parë
  • Histori familjare të kancerit të gjirit (vecanërisht me nënën, motrën  ose vajzën) te diagnostikuara per  para menopauzes
  • Ndryshimet gjenetike prezente me genet BRCA1 ose BRCA2
  • Histori familjare me kancer të ovarit
  • Femrat që nuk kanë lindur fëmije ose lindjen e pare e kane bere ne  moshe me te madhe se 30 vjec
  • Menstruacione në moshë shumë të herëshme, para 12 vjec
  • Menopauzë pas moshë 50 vjec
  • Perdorimi i mjekimit me hormone (estrogjen + progesteron) për një  kohë të gjatë, më shumë se 5 vite
  • Densitet te shtuar te indeve te gjirit (e dukshme ne nje mamogram)
  • Nje histori e nje biopsie gjiri qe tre gon nje numer te rritur te qelizave  jonormale qe nuk jane kanceroze  (hiperplazi atipike)
  • Trajtimi me rreze të sipërfaqes së gjirit, vecanërisht para moshës 30  vjecare,p.sh. trajtimi i limfomave Hodgkin
  • Mbipesha dhe obezitet sidomos në menopauzë
  • Përdorimi i alkoolit
  • Duhanpirja
  • Marrja e kontraceptivëve nga goja e pa kontrolluar nga mjeku
  • Dieta dhe ushqimet e pasura me yndyrna shtazore
  • Moskryerja e aktivitetit fizik

 

Por Kujdes! Rreth 70% e Kancerit të gjirit ndodh tek gra të cilat nuk kanë faktorë  që rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri.

 

Kush zhvillon kancer gjiri

 

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në gratë. Ai mund të gjëndet në cdo  moshë, por shumica e rasteve gjëndet në gratë në moshë mbi 50 vjec.

Kanceri i gjirit mund të gjëndet dhe tek burrat por është shumë i rrallë.

Por ka një shpresë……se kanceri i gjirit mund të zbulohet në faza të hershme  dhe të trajtohet.

 

Si mund të zbulohet kanceri i gjirit

 

Nese ju jeni nje nga keto gra me risk te larte për Kancer Gjiri, ju mund të keni mundësi  të kryeni:

  • Teste depistuese në moshë me të re dhe më shpesh se rekomadimet
  • Vlerësim të riskut gjenetik
  • Disa trajtime parandaluese si marrja e anti-estrogeneve ose kirurgjia profilaktike.

 

Ndiqni udhëzimet për ekzaminimet depistuese

 

Depistimi apo kontrolli është zbulimi i hershëm i kancerit kur ju nuk keni asnjë shenjë  të sëmundjes. Keto ekzaminime per kancer gjiri mund t`ju ndihmojnë ta kapni atë  në faza të hershme dhe kur është shumë i trajtueshëm.

Është e rëndësishme të dimë se asnjë test depistues për kancerin nuk është 100% i  saktë. Për shembull, nëpërmjet një testi depistues ndonjëhere mund të diagnostikohet  kancer kur nuk është, ose nuk diagnostikohet kur ka kancer.

 

Megjithate testet depistuese shpëtojne me mijëra jetë.

 

Testet më të besueshme që përdoren për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit  janë mamografia dhe ekzaminimet klinike të gjirit.

  1. Mamografia

Mamografia është ekzaminimi i gjirit duke përdorur doza të ulta të rrezeve X.  Gjiri vendoset midis dy pjatave plastike të cilat e shtypin gjirin për ta shtrire atë. Kjo  mund të jetë dicka e pakëndshme, por zgjat vetëm pak sekonda. Shtypja e gjirit ndihmon  në marrjen e imazheve sa më të qarta duke përdorur sa më pak rreze X.

Edhe ekografia perdoret si teknike per identifikimin e nje kanceri te mundshem te gjriti, por zakonisht vetem pas nje mamografie.

  1. Ekzaminimi klinik i gjirit

 

Një ekzaminim klinik i gjirit është një ekzaminim fizik i gjinjve nga personeli mjekësor i trajnuar.

 

Lloji dhe shpeshtesia e testeve depistuese ne mosha te ndryshme

 

Nëse ju jeni:                Ju duhet:

 

40-49 vjeç                   Ekzaminim klinik i gjinjve nga personel mjekësor i trajnuar se

paku çdo 2 vjet.

Flisni me mjekun tuaj rreth rrezikut tuaj të kancerit te gjirit,

përfitimet dhe rreziqet nga mamografia.

 

50-69 vjeç                   Ekzaminim klinik i gjinve nga personel mjeksor i trajnuar se

paku cdo 2 vjet.

Mamografi çdo 2 vjet

 

Mbi 70 vjeç                 Flisni me mjekun se sa shpesh duhet të testoheni për kancer gjiri

 

Shumë gra janë në jetë sot për arsye sepse ato kanë bërë depistime të rregullta për

kancer gjiri.

 

Ç’nënkupton dijenia për gjinjtë?

 

Një pjesë të rëndësishme të kujdesit për  trupin tuaj. Të njohurit e gjinjve tuaj dhe mënyra se

si ndryshojnë ata gjatë gjithë jetës suaj

 

Njihni gjinjtë tuaj

 

Nuk ka rëndësi se çfarë moshe keni,  për gjinjtë e shëndetshëm fillojmë me  njohjen e tyre. Bëhuni e vetëdijshme, se  çfarë është normale tek gjinjtë tuaj ,kjo  vetëm duke bërë një kontroll të rregullt  të tyre. Shumë gra e zbulojnë vetë kancerin  e gjirit të tyre vetëm duke Parë dhe  Ndjerë ndryshimet në gjinjtë e tyre.

 

Indet e gjirit mbulojnë një sipërfaqe më  të madhe se gjinjtë. Shtrihen nga klavikula  dhe nga sqetulla dhe përgjatë  kockës së kraharorit. Gjiri mbështetet në  muskujt e gjoksit që mbulojnë brinjët.

 

Gjinjtë duhe kontrolluar vazhdimisht  

 

Kontrollo,Prek dhe Shiko të gjitha pjesët e gjirit, afër gjirit dhe nën sqetullave.

 

Njihni indet e gjirit tuaj dukë i parë dhe ndjerë gjinjtë tuaj. Njihni gjinjtë tuaj dhe cfarë është normale për ju, sipas asaj që funksionon më mirë për ju. Gjeni  mënyrën që të mësoheni me gjinjtë e cila është mënyra më e rehatshme për ju.

 

Është normale për gjinjtë tuaj që ti ndieni të fortë dhe të dhimbshëm para menstruacioneve.

Indet e gjirit ndryshojnë edhe me moshën. Ndaj,të kuptuarit c`është  nomale për ju, do t`ju ndihmojë ju të njihni dhe të dini cfarë ti raportoni mjekut.

 

Shumë kokrra që mund të prekni nuk janë kancer gjiri.

 

Ndaj, flisni dhe tregojini mjekut nëse vëreni në gjinjtë tuaj ndonjë ndryshim si:

 

  • Gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull
  • Ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit
  • Ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj si gropeza ose terheqje
  • Skuqje, enjtje në gjinjtë ,rreth tyre apo nën sqetull
  • Futje brenda të thumbit së gjirit
  • Rrjedhje lëngu nga thitha e gjirit
  • Kore ose luspa ne thithen e gjirit gjirit
  • Puçrra të imta në maje të gjirit apo rreth tij
  • Dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit tuaj,apo nën sqetull

 

Pritja për rezultatet e ekzaminimeve nuk është e lehtë. Nëse ju raportoni një ndryshim

mjekut tuaj, ose mamograma që ju keni bërë tregon dicka që nuk është normale, ju do

t`ju duhet të bëni disa ekzaminime të tjera për të parë nëse është kancer apo jo.

 

Të rëndësishme për gjinjtë tuaj :

 

Dijeni çfarë është normal për ju

Dijeni se çfarë ndryshime duhet të  kërkoni dhe prekni

Shiko,Prek dhe Kontrollo

Shkoni te mjeku për çfarëdo ndryshimi  pa vonesë

Bëni kontrollin e gjirit sidomos nëse jeni në moshën 50 vjeç e sipër

 

Zvogëloni rrezikun tuaj

 

Ju nuk mund të ndryshoni shumicën e  faktorëve të rrezikut për kancer gjiri,  si sëmundjet tuaja familjare ose menstruacionet  në moshë shumë të re. Por  ju mund të jeni të aftë të ndryshoni disa  faktorë, si peshën tuaj apo se cfarë  duhet të konsumoni.

 

Per zvogëlimin e rrezikut tuaj …

 

  • Mbani dhe ruani një peshë trupi të shëndetshme
  • Kryeni rregullisht aktivitet fizik
  • Konsumoni ushqime me yndyrna të pakta
  • Konsumoni perime dhe fruta
  • Mos konsumoni alkool
  • Konsultohuni me mjekun për Kon traceptivët
  • Mos pini duhan dhe eleminoni duhanpirjen pasive
  • Përdorni ushqyerjen me gji për fëmi jën tuaj
  • Flisni me mjekun tuaj për vlerësimin e rrezikut tuaj

 

Pyesni mjekun tuaj per ekzaminimet per gjirin qe ofrohen ne qytetin ku ju banoni.

Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju

kërkoni të dini.

 

Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth kancerit të

gjirit dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë sëmundje.

 

Ndajeni informacionin me vajza dhe gra të tjera.