Në kuadër te Javës së Ndërgjegjësimit ndaj Gripit, ISHP në bashkëpunim me OBSH, sot më 26 Tetor 2018 organizoi workshop me epidemiologë, personel shëndetësor dhe kryevaksinatorë të ASHR/DRSH/DSHP.
Workshopi u fokusua te gripi si sëmundje, vaksinimi si mënyra më e mirë për ta parandaluar atë, perceptimet e gabuara, si të dialogojmë me zërat antivaksinë dhe si të organizojmë një fushatë të suksesshme.
Disa nga prezantimet e këtij aktiviteti ishin:
Të Godasim Gripin (kliko për të hapur prezantimin ne pdf)
Survejanca e gripit ne Shqipëri (kliko për të hapur prezantimin ne pdf)
Pyetje, Fakte dhe Mite mbi Vaksinën ndaj Gripit (kliko për të hapur prezantimin ne pdf)