Në kuadër te Javës së Ndërgjegjësimit ndaj Gripit, ISHP në bashkëpunim me OBSH, sot më 26 Tetor 2018 organizoi workshop me epidemiologë, personel shëndetësor dhe kryevaksinatorë të ASHR/DRSH/DSHP. 

Workshopi u fokusua te gripi si sëmundje, vaksinimi si mënyra më e mirë për ta parandaluar atë, perceptimet e gabuara, si të dialogojmë me zërat antivaksinë dhe si të organizojmë një fushatë të suksesshme. 

 

Disa nga prezantimet e këtij aktiviteti ishin:

Të Godasim Gripin (kliko për të hapur prezantimin ne pdf)

Survejanca e gripit ne Shqipëri (kliko për të hapur prezantimin ne pdf)

Pyetje, Fakte dhe Mite mbi Vaksinën ndaj Gripit (kliko për të hapur prezantimin ne pdf)

Si të diskutojmë dhe ti përgjigjemi grupeve hezituese për vaksinën ndaj gripit  (kliko për të hapur prezantimin ne pdf)