Java e Katërt Botërore e Sigurisë Rrugore
Ul Shpejtësinë – Shpëto Jetë
Këtë vit, Java e Katërt Botërore e Sigurisë Rrugore do të përqëndrohet në shpejtësinë dhe çfarë mund të bëhet për të adresuar këtë faktor kyç të rrezikut për lëndimet dhe vdekjet në trafikun rrugor. Shpejtësia shkakton rreth një të tretën e të gjitha përplasjeve fatale të trafikut rrugor në vendet me të ardhura të ulëta, dhe në gjysmën e vendeve me të ardhura mesatare.
Vendet që kanë reduktuar me sukses vdekjet në trafikun rrugor, e kanë arritur këtë duke i dhënë prioritet menaxhimit të shpejtësisë për sigurinë rrugore.
Në strategjitë e provuara e të adresuara për shpejtësinë përfshihet:
• Ndërtimi apo modifikimi i rrugëve me standarde për një trafik të qetë
• Vendosja e kufijve për shpejtësinë në funksion të çdo rruge
• Zbatimi i kufijve të shpejtësisë
• Instalimi i teknologjive në automjete
• Ngritja e vetëdijes për rreziqet e tejkalimit të shpejtësisë
Kjo javë kërkon të rrisë të kuptuarit e rreziqeve të shpejtësisë dhe të gjenerojë veprime mbi masat për trajtim të shpejtë, duke shpëtuar jetë në rrugë.