Java Botërore e Sigurisë Rrugore, 15-21 Maj 2023

 

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, për planifikimin dhe organizimin e javëve peridodike për sigurinë rrugore, mandaton komisionet rajonale të saj dhe OBSH-në.

Java e 7-të e OKB-së për Sigurinë Rrugore do të mbahet këtë vit nga 15-21 maj.

Tema është: “Transporti i qëndrueshëm – krijimi nga ana e qeverive i premisave të nevojshme në favor të ecjes, çiklizmit dhe përdorimit të transportit publik”. Siguria rrugore është njëkohësisht një parakusht në përmbushjen e këtij qëllimi.

Slogani është #RimendoniLëvizshmërinë.

 

Mesazhet kryesore të Javës së 7-të të OKB-së për Sigurinë Rrugore:

  • Qeveritë dhe partnerët e tyre duhet të rimendojnë lëvizshmërinë – kjo përfshin investimin në ecje, çiklizëm dhe përdorimin e transportit publik, të cilat mund të promovojnë barazi dhe shëndet për njerëzit dhe planetin.
  • Siguria duhet të jetë prioritet, në thelb të përpjekjeve për të gjithë përdoruesit e rrugës.
  • Rrjetet rrugore duhet të projektohen duke pasur parasysh më të rrezikuarit – fëmijët, adoleshentët, personat me aftësi të kufizuara, këmbësorët, çiklistët dhe përdoruesit e transportit publik.
  • Ecja dhe çiklizmi kontribuojnë në shëndetin e njerëzve dhe i bëjnë qytetet të qëndrueshme dhe shoqëritë të barabarta.
  • Transporti publik i sigurt, i përballueshëm, i aksesueshëm, i qëndrueshëm, përveç lehtësimit të kostove financiare zgjidh shumë nga sëmundjet e shoqërisë për shkak të jetës sedentare dhe ndotjes mjedisore.