Stamboll, Nëntor 2024

Të nderuar me pjesëmarrjen në Forumin e IV-t, të Aleancës për Parandalimin e Kancerit Cervikal në Rajonin e Europës Lindore e Azisë Qendrore, ku Zyra Rajonale e UNFPA në Rajonin e Europës Lindore e Azisë Qendrore bashkoi ekipe multi-sektoriale dhe përfaqësues kombëtarë të programeve të parandalimit të kancerit të qafës së mitrës nga 17 vende (EECA), ku ndër të cilët dhe Shqipëria prezantoi sfidat dhe arritjet si dhe ndau eksperiencën e Programit të Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës dhe progresin në Programin Kombëtar të Vaksinimit me ndërhyrjen e rëndësishme të vaksinës ndaj HPV.

Gjithashtu në forumin e IV-t u diskutua mbi prioritizimin dhe harmonizimin e ndërhyrjeve në rajon në fushën e parandalimit të kancerit cervikal; mbi forcimin e bashkëpunimit multisektorial dhe ndërajonal, për zbatimin e programeve dhe planeve kombëtare dhe rajonale; si dhe mbi ndarjen e mësimeve të nxjerra dhe dakortësimin për zgjidhje inovative të orientuara drejt progresit me fokus shërbim universal për të gjithë e veçanërisht në grup popullatat në rrisk.