Informacioni i Përditësuar/ Situata e Gripit
3 Shkurt 2020/ Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, dhe survejancës së infeksioneve respiratore në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, Instituti i Shëndetit Publik informon se prirja e infeksioneve respiratore paraqitet në rritje në javën e katërt të 2020.
Prej fillimit të vitit në vend është evidentuar qarkullimi i viruseve A/H1pdm09, A/H3 dhe B të gripit.
Në javën e 04 të vitit 2020 vërehet një prirje në ritje e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtëme dhe ky numër është 4% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në javën 04/2020 aktiviteti i IRA paraqet: prirje në rritje; aktivitet gjeografik të përhapur; intensitet mesatar; impakt mesatar.
Prej javës 43 (21-27 Tetor 2019) deri në javën 04 (20–26 Janar 2020) janë grumbulluar 405 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës ILI dhe SRRA apo STRRA.
Përpara pranimit në laborator kryhet rregullisht monitorimi i cilësisë së mostrës sipas protokolleve standarte. Të gjitha mostrat e ardhura janë testuar me metodën molekulare të
Real-Time RT PCR. Nga testimi i tyre në 88 (18.4%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 60 (14.8%) virusi i tipit A dhe 28 (6.9%) virusi i tipit B. Nga 60 viruset e tipit A 38 (63.3%) janë të nëntipit A/H1pdm09 dhe 28 (36.7%) të nëntipit A/H3.
MSHMS dhe ISHP fton të gjithë qytetarët të kujdesen për higjenën vetjake dhe të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtyre institucioneve, ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilladhe orjentim për periudhën e sezonit të gripit.