Informacioni dhe këshilla rreth virusit të Nilit Perëndimor

Slide Background
Slide Background
Slide Background
Slide Background
Slide Background
Slide Background
Slide Background
Slide Background
Slide Background
Slide Background
Slide Background
previous arrow
next arrow

VIRUSI I NILIT PERËNDIMOR

Si transmetohet infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor?

Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar. Virusi qëndron në natyrë nëpërmjet një cikli transmetimi mushkonja-zogj-mushkonja. Zogjtë janë “rezervuarët” bartës të virusit. Kuajt, njësoj si njerëzit, janë bartës – jo përhapës direkt të infeksionit, pavarësisht nëse infektohen. Deri më sot, nuk ka ndodhur asnjë transmetim i virusit të Nilit Perëndimor nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit rastësor apo nëpërmjet mushkonjave dhe gjithashtu, nuk është raportuar asnjë rast i transmetimit të virusit te punonjësit e kujdesit shëndetësorë kur janë zbatuar masa parandaluese standarde të kontrollit të infeksionit.

Çfarë shenjash ka infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor?

Infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor është pa shenja në rreth 80% të njerëzve të infektuar, dhe vetëm rreth 20% e njerëzve të infektuar me këtë virus zhvillojnë sëmundjen. Kur shfaqen shenjat ato përfshijnë: ethe, dhimbje koke, lodhje, dhimbje trupore, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe fryrje të gjëndrave limfatike.

Shenjat e sëmundjes së rëndë (si encefaliti, meningiti ose paraliza flakside akute) përfshijnë: dhimbje koke, temperaturë të lartë, ngurtësim të qafës, mpirje, çorientim, gjendje kome, dridhje, konvulsione, dobësi muskulore, paralizë dhe shfaqen vetëm në 1% të personave të infektuar.

Forma të rënda të sëmundjes mund të shfaqen te njerëzit e çdo moshe, por personat mbi 60 vjeç dhe personat me imunitet të ulët janë më të rrezikuarit. Periudha e inkubacionit është zakonisht nga 3 – 14 ditë.

Si vendoset diagnoza?

Virusi i Nilit Perëndimor mund të diagnostikohet me një sërë testesh duke analizuar lëngun trunoshpinor, urinën, gjakun apo mostrat e serumit të marra nga pacientët e infektuar me këtë virus në periudhën kur paraqesin shenja klinike.

Trajtimi

Nuk ka trajtim specifik për pacientët me sëmundjen që prek sistemin nervor – shkaktuar nga virusi i Nilit Perëndimor. Trajtimi është vetëm mbështetës dhe simptomatik.

Parandalimi

Kufizimi i rrezikut të infektimit te njerëzit.
Në mungesë të një vaksine, e vetmja mënyrë për të zvogëluar infektimin e njerëzve është rritja e ndërgjegjësimit mbi faktorët e rrezikut, dhe edukimi i tyre për masat që duhet të ndërmarrin për të zvogëluar ekspozimin ndaj virusit.

Kontrolli i mushkonjave

Parandalimi efektiv i infeksionit nga virusi i Nilit Perëndimor te njeriu, varet nga programet e kontrollit të integruar të mushkonjave në zonat ku ndeshet virusi.

Parandalimi i infeksionit në mjediset e kujdesit shëndetësor

Punonjësit e kujdesit shëndetësorë që kujdesen për pacientët që dyshohet ose që konfirmohet se kanë infeksion të virusit të Nilit Perëndimor, ose që trajtojnë mostra prej tyre, duhet të zbatojnë masat e pergjithshme të kontrollit të infeksionit.

Parandalimi i transmetimit të virusit në kuaj dhe zogj.

Meqenëse shpërthimet e virusit të Nilit Perëndimor në kafshë i paraprijnë rasteve të infektimeve në njerëz, krijimi i një sistemi mbikëqyrës të shëndetit të kafshëve për zbulimin e rasteve të reja në zogj dhe kuaj, është thelbësor për paralajmërimin e hershëm të autoriteteve të shëndetit publik dhe veterinar.