Shqiperia eshte anetare e iniciatives per shkollat e shendetshme ne Europe qe nga viti 1994, kohe ne te cilen kjo iniciative emertohej si Rrjeti Europian i Shkollave Promovuese te Shendetit. Qe nga kjo kohe ne kemi zhvilluar ne kushtet e vendit tone idene dhe praktikat e shkollave promovuese te shendetit ne perputhje me udhezimet dhe eksperiencat e Zyres Rajonale te OBSH-se per Europen, si edhe duke u mbeshtetur ne pervojat pozitive te shkollave te vendeve te tjera anetare te projektit.
Me kalimin e viteve rrjeti i ketyre shkollave eshte zhvilluar, vende te reja jane anetaresur ne te, shume seminare, workshop-e jane zhvilluar ne vende te ndryshme si edhe ide dhe praktika te reja jane bere te njohura vit pas viti. Keto sfida te vazhdueshme e kane forcuar rrjetin per te perballuar veshtiresite eventuale duke adaptuar idete dhe metodologjite e krijuara gjate pervojes me rrjetin. Tashme jane 43 vende anetare te ketij Rrjeti ne gjithe Europen, kemi nje mori botimesh e publikimesh per te ndihmuar mesuesit, stafin e shkolles dhe personelin shendetesor qe punon ne to; kemi kembime pervojash dhe lidhje te shumta elektronike qe ndihmojne fuqishem ne kete drejtim ashtu sic kemi gjithmone ide dhe sfida te reja per te implementuar.
Ne kete faze te re te zhvillimit te ketij Rrjeti, qe tashme emertohet Shkollat per Shendetin ne Europe (SHE), u ideuan dhe u zhvilluan ne vendin tone, 2 workshop-e me titullin “Rrjeti Shqiptar i Shkollave qe Promovojne Shendet”. Seminaret ishin 2 ditore dhe u mbajten ne qytetin e Tiranes (1 – 2 Nentor) dhe ate te Shkodres (5 – 6 Nentor); ata u drejtuan dhe u manazhuan nga Koordinatori Europian i SHE Network, z Goof BUIJS, i mbeshtetur nga dy specialiste hollandeze te fushes zj Muriel WELTENS dhe Anneke MEIJER, si edhe nga z. Engjell MIHALI, me cilesine e koordinatorit Kombetar te Shkollave qe Promovojne Shendet per Shqiperine.
Ne workshop-in e mbajtur ne Tirane pershendeten Zj. Nora MALAJ, Zv/Ministre e Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe Dr. Pellumb PIPERO, Drejtor i Politikave ne Ministrine e Shendetsise.
Ne keto workshop-e u ftuan te merrnin pjese 5 shkolla ne Tirane (30 pjesmarres) dhe 4 shkolla ne Shkoder (30 pjesmarres), te cilat shkolla perfaqesoheshin nga mesues, drejtues shkollash, prinder, nxenes dhe punonjes shendetsore te shkollave. Po ashtu ne keto evente morren pjese edhe punonjes te Departamenteve te Promocionit te te dy qyteteve, qe do te ndjekin ne dinamike ecurine e kesaj iniciative ne rrethet perkatese.
Tematikat e trajtuara ne keto workshop-e ishin si me poshte:
– Çfare kuptojme me konceptin shendet?
– Çfare eshte nje shkolle qe promovon shendetin?
– Vlerat dhe parimet e nje shkolle promovuese te shendetit.
– Zhvillimi i nje politike promovuese te shkollave.
– Si duhet te jete nje shkolle qe promovon shendetin?
– Planifikimi i hapave te mevonshme dhe prioriteteve.

Po ashtu, ne kuader te kesaj iniciative u diskutua gjeresisht dhe u vendosen urat e krijimit te shkollave binjake midis Shqiperise dhe Hollandes. Me cilesine e instalimit te ketij procesi ishin prezente gjate workshop-eve dy specialistet qe vinin nga qyteti i Roterdamit dhe krahina e Frizland, ne veri te Hollandes. Ato sollen deshiren e shkollave ne qytetet e tyre per binjakezim me shkollat ne vendin tone. Mendojme se ky proces do te sjelle me shume pervoje dhe shume bashkepunim ne vendin tone si edhe do te forcoje bashkepunimin ne fushen e promocionit shendetsor ne shkolla midis dy vendeve tona.

 

 

INFORMACION

PER ZHVILLIMIN E WORKSHOP-it PER SHKOLLAT

QE PROMOVOJNE SHENDET NE SHQIPERI