Informacion për shkallën e përhapjes së koronavirusit të ri 

4 shkurt 2020

 

Situata aktuale ndërkombëtare

 

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së e datës 4 shkurt 2020-të është si më poshtë: 

  • Në nivel global, janë raportuar në total 20 626 raste të konfirmuara me 2019 –
  • Në Kinë: 20 458 raste të konfimuara

            426 vdekje

  • Jashtë Kinës: 168 raste të konfirmuara

1 vdekje në Filipine

26 shtete të përfshira

Tabela më poshtë paraqet numrin e rasteve të konfirmuara deri në datën 4 shkurt 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (4 shkurt 2020)
Kina 20 458
Japoni 20
Republika e Koresë 16
Vietnam 8
Singapor 18
Australi 12
Malajzi 8
Kamboxhia 1
Tajland 19
Taivan 10
Nepal 1
Indi 3
Filipine 2
Sri Lanka 1
USA 11
Kanada 4
Finlanda 1
Franca 6
Gjermani 12
Rusia 2
Spanja 1
Belgjika 1
Suedia 1
Anglia 2
Italia 2
Emiratet e Bashkuara Arabe 5
Total 20626

 

REKOMANDIME DHE KËSHILLA NGA OBSH

Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (MERS) dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë  (SARS), transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve/objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë që mënyra e transmetimit të 2019-nCoV mund të jetë e ngjashme. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake ashtu edhe të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes  duhet të praktikojnë higjenën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës,  mbulimi me shami/letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larje e duarve)
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

 

OBSH nuk rekomandon masa specifike shëndetësore për udhëtarët. Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të kërkojnë kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.

 

Vlerësimi i riskut dhe masat e marra në vendin tonë

 

Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar nga koronavirusi i ri.

Bazuar në informacionin e deritanishëm si dhe në mungesën e linjave ajrore direkte me Kinën, udhëtimin e shtetasve tanë atje dhe anasjelltas, rreziku për depërtimin e virusit në Shqipëri vazhdon të mbetet i ulët.

Pas shpalljes se situatës emergjencë globale edhe në vendin tonë janë forcuar masat për monitorimin dhe parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri. Eshtë rritur shkëmbimi i informacionit (dhe behet në kohë reale) mes strukturave të Ministrise së Shëndetësisë, si ISHP, ISHSH, QSUT dhe Spitali “Shefqet Ndroqi”. Mes ketyre strukturave ka një koordinim të masave bazuar mbi rekomandimet e OBSH.

Në zbatim të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në pikat kufitare ajrore, tokësore dhe portuale është përforcuar survejanca dhe janë ndërmarrë masa të shtuara higjieno-sanitare. Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP ka rritur këshillimin për qytetarët tanë, që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme.

Instituti i Shëndetit Publik po vijon trajnimet me strukturat shëndetësore, me përfaqësues të QKUM dhe NjVKSH në vend mbi parapërgatitjen për masat e kontrollit të infeksionit 2019 – nCoV ( koronavirusi i ri).

Aktualisht Shqipëria ka një survejancë shumë të mirë të infeksioneve respiratore të rënda si dhe atyre akute në të gjithë vendin dhe sistemi i kapjes së hershme dhe njoftimit të hershëm është i mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri. ISHP ka një laborator të standardizuar në lidhje me vendosjen e diagnozës së koronaviruseve dhe infeksioneve virale dhe stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike.

Çdo rast i dyshuar, i mundshëm ose i konfirmuar me CoV e ri, do raportohet menjëherë pranë NJVKSH përkatese dhe me pas prej NJVKSH ose direkt pranë ISHP me formularin rutinë të njoftimit.

Kjo procedurë duhet të kryhet mënjeherë dhe brenda 24 orëve dhe menaxhimi i transportit të rasteve do të kryhet nga Urgjenca Mjekësore Kombëtare.

Çdo rast do të hetohet sipas udhëzimit përkates dhe plotesimi i skedes përkatese e hetimit dhe me qellimin e ndjekjes se kontakteve te rastit te dyshuar, te mundshem ose te konfirmuar me 2019 n-CoV.

 

Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët të cilët kanë udhëtuar së fundmi në Kinë dhe kanë shenjat e mëposhtme:

Kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë urgjencën kombëtare 127!