Informacion për shkallën e përhapjes së koronavirusit të ri
31 janar 2020
Situata aktuale ndërkombëtare
Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së e datës 31 janar 2020-të është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 9834 raste të konfirmuara me 2019 –
- Në Kinë: 9723 raste të konfimuara
213 vdekje
- Jashtë Kinës: 111 raste të konfirmuara
20 shtete të përfshira
Tabela më poshtë paraqet numrin e rasteve të konfirmuara deri në datën 31 Janar 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve te konfirmuara (31 janar 2020) |
Kina | 9723 |
Japoni | 14 |
Republika e Koresë | 7 |
Vietnam | 5 |
Singapor | 13 |
Australi | 9 |
Malajzi | 8 |
Kamboxhia | 1 |
Tajland | 14 |
Taivan | 9 |
Nepal | 1 |
Indi | 1 |
Filipine | 1 |
Sri Lanka | 1 |
USA | 6 |
Kanada | 3 |
Finlanda | 1 |
Franca | 6 |
Gjermani | 5 |
Italia | 2 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 4 |
Total | 9834 |
Rekomandime dhe këshilla nga OBSH
Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (MERS) dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë (SARS), transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve/objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë që mënyra e transmetimit të 2019-nCoV mund të jetë e ngjashme. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake ashtu edhe të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjenën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami/letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larje e duarve)
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të kërkojnë kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.
Situata e koronavirusit për Shqipërinë
- Bazuar në informacionin e deritanishëm mbi situatën ndërkombëtare, si dhe në mungesën e linjave ajrore direkte me Kinën, udhëtimin e shtetasve tanë atje dhe anasjelltas, rreziku për depërtimin e virusit në Shqipëri vazhdon të mbetet i ulët – teksa vendet e BE-së e kanë të moderuar.
- Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri.
- Bazuar në vlerësimin e kapaciteteve ky rrezik është i moderuar në lidhje me përhapjen e tij (nëse virusi do të futet në vend) dhe kjo lidhet kryesisht me kontrollin e infeksioneve spitalore, dhe përdorimin e mjeteve të mbrojtjes personale.
- Në kuadër të shpalljes nga OBSH-ja të Emergjencave të Shëndetit Publik me Impakt Ndërkombëtar (PHEIC), u zhvillua nw MSHMS sot mbledhja e Task – Forcës së strukturave sshëndetësore dhe ekspertëve për masat për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri. Në këtë takim u theksuan rritja e masave të ndërmarra për gjurmimin dhe izolimin e rastit duke kordinuar punën me të gjitha strukturat shëndetësore në terren si dhe rritjen e ndërgjegjësimit.
- Në Shqipëri vijojnë masat e shtuara në pikat kufitare ajrore, tokësore dhe portuale, me survejancë të përforcuar dhe masa të shtuara higjieno-sanitare.
- Aktualisht Shqipëria ka një survejancë shumë të mirë të infeksioneve respiratore të rënda si dhe atyre akute në të gjithë vendin dhe sistemi i kapjes së hershme dhe njoftimit të hershëm është i mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri.
- ISHP ka një laborator të standardizuar në lidhje me vendosjen e diagnozës së koronaviruseve dhe infeksioneve virale dhe stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike.
- Instituti i Shëndetit Publik organizoi sot Trajnimin e përfaqësuesve të NjVKSH në vend mbi parapërgatitjen për masat e kontrollit të infeksionit 2019 – nCoV ( koronavirusi i ri).