Informacion për shkallën e përhapjes së koronavirusit të ri
30 janar 2020
Situata aktuale ndërkombëtare
Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së e datës 30 janar 2020-të është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 7824 raste të konfirmuara me 2019 — nCoV.
- Në Kinë: 7734 raste të konfimuara
170 vdekje
- Jashtë Kinës: 90 raste të konfirmuara
20 shtete të përfshira
Tabela më poshtë paraqet numrin e rasteve të konfirmuara deri në datën 30 Janar 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve te konfirmuara (30 janar 2020) |
Kina | 7734 |
Japoni | 11 |
Republika e Koresë | 4 |
Vietnam | 2 |
Singapor | 10 |
Australi | 7 |
Malajzi | 8 |
Kamboxhia | 1 |
Tajland | 14 |
Taivan | 8 |
Nepal | 1 |
Indi | 1 |
Filipine | 1 |
Sri Lanka | 1 |
USA | 5 |
Kanada | 3 |
Finlanda | 1 |
Franca | 4 |
Gjermani | 4 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 4 |
Total | 7824 |
REKOMANDIME DHE KËSHILLA NGA OBSH
Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (MERS) dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë (SARS), transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve/objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë që mënyra e transmetimit të 2019-nCoV mund të jetë e ngjashme. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake ashtu edhe të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjenën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami/letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larje e duarve)
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
OBSH nuk rekomandon masa specifike shëndetësore për udhëtarët. Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të kërkojnë kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.
Vlerësimi i riskut për Shqipërinë
- Bazuar në informacionin e deritanishëm mbi situatën ndërkombëtare, si dhe në mungesën e linjave ajrore direkte me Kinën, udhëtimin e shtetasve tanë atje dhe anasjelltas, rreziku për depërtimin e virusit në Shqipëri mbetet i ulët – teksa vendet e BE-së e kanë të moderuar
- Bazuar në vlerësimin e kapaciteteve ky rrezik është i moderuar në lidhje me përhapjen e tij (nëse virusi do të futet në vend) dhe kjo lidhet kryesisht me kontrollin e infeksioneve spitalore, dhe përdorimin e mjeteve të mbrojtjes personale.