Informacion për shkallën e përhapjes së COVID – 19 dhe masat e marra në vendin tonë  

2 mars 2020

 

  1. Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 89 068 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 3046 vdekje.
  • Azi:          85 990 raste të konfimuara

3004 vdekje

  • Afrikë 6 raste të konfirmuara
  • Amerikë: 127 raste të konfirmuara

 2 vdekje

  • Oqeania : 30 raste të konfirmuara

  1 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (2 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 85 990
Kina 80134
Republika e Koresë 4212
Iran 978
Japoni 254
Singapor 106
Bahrain 47
Kuvajt 46
Tajland 43
Taivan 40
Malajzi 29
Emiratet e Bashkuara Arabe 21
Irak 19
Vietnam 16
Izrael 10
Liban 10
Oman 6
Pakistani 4
Indi 3
Katar 3
Filipine 3
Indonezia 2
Kamboxhia 1
Afganistan 1
Nepal 1
Sri Lanka 1
Raste të tjera 705
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 705
Amerika 127
USA 89
Kanada 24
Ekuador 6
Meksika 5
Brazili 2
Republika Domenikane 1
Oqeania 30
Australia 29
Zelanda e re 1
Afrika 3
Egjypt 2
Algjeria 3
Nigeria 1
Total 86 858

 

 

 Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

 kontinenteve (përveç Kinës), 02. 03. 2020

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2210 raste të konfirmuara
    • 38 vdekje
  • Shqipëri: Janë testuar 31 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (2 mars 2020)
Europa 2210
Italia 1689
Gjermani 129
Franca 130
Spanja 83
Anglia 36
Zvicra 24
Norvegjia 19
Suedia 14
Austria 14
Hollanda 13
San Marino 8
Kroacia 7
Greqia 7
Finlanda 6
Danimarka 4
Islanda 3
Gjeorgjia 3
Rumania 3
Azerbaxhan 3
Çekia 3
Belgjika 2
Rusia 2
Estonia 1
Bjellorusia 1
Monako 1
Lituania 1
Irlanda 1
Armenia 1
Maqedonia e Veriut 1
Luksemburg 1

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 2 Mars 2020

 

 

 

 

 Situata e COVID-19 në Itali datë 01.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 1577 raste te konfirmuara
  • 35 vdekje
  • 83 pacientë të shëruar
  • 140 në terapi intensive
  • 798 në izolim në shtëpi

 

               Shpërndarja sipas rajoneve:

 

  1. Lombardia 984
  2. Emilia Romanja 285
  3. Veneto                263
  4. Piemonte 49
  5. Marche 25
  6. Liguria 25
  7. Campania 17
  8. Toskana 13
  9. Siçili                9
  10. Lazio                6
  11. Fruli 6
  12. Abruzzo 5
  13. Pulia                3
  14. Umbria 2
  15. Kalabri 1
  16. Bolzano 1

 

Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë

 

 

 

  1. Cili është rreziku i infeksionit të virusit COVID – 19 për popullatën në Shqipëri?

 

Rreziku i infeksionit nga COVID19 për popullatën në Shqipëri është aktualisht i ulët. Ky vlerësim bazohet në faktorët e mëposhtëm:

 

  • Probabiliteti i infeksionit për popullatën në Shqipëri konsiderohet shumë i ulët. Deri më tani nuk ka patur asnjë rast të importuar në vendin tonë. Megjithëse ka patur raste të importuara, të raportuara nga shtatë vende të Bashkimit Europian (BE) / EEA dhe nga Mbretëria e Bashkuar, gjithsesi numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara në rajonin europian mbetet i ulët dhe janë vendosur masat e kontrollit. Sidoqoftë, ekzistojnë paqartësi në lidhje me transmetimin dhe rastet e lehta ose asimptomatike.

 

  • Nëse do të kemi raste të importuara, atëherë rreziku do të jetë i ulët në të moderuar si pasojë e masave të kontrollit dhe efektivitetit të zbatimit të tyre.
  • Nëse do të kishim transmetim brenda vendit, atëherë ndikimi i këtij infeksioni për popullsinë në Shqipëri do të jetë i lartë. Megjithëse informacioni për shkallën se sa të rënda janë rastet dhe efektivitetin e masave të kontrollit mbetet shumë i kufizuar, të dhënat e deritanishme tregojnë se vdekshmëria është 2-3%, dhe përqindja e pranimeve në njësitë e kujdesit reanimator për rastet e pneumonisë është 23%.

 

  1. Masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri në vend

 

Si në të gjitha vendet e Europës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) ka përgatitur një plan parapërgatitjeje të masave ndaj shpërthimit epidemik të koronavirusit të ri, sipas të gjitha rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ECDC-së bazuar edhe në zbatimin e Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit, duke patur parasysh të gjthë skenarët për rrezikun e infeksionit nga koronavirusi i ri COVID – 19 për popullatën në Shqipëri. Duhet të theksojmë që, aktualisht ky rrezik mbetet i ulët.

Masat e përgatitura kanë filluar me ngritjen e Task-Forcës për koordinimin e ndërhyrjeve të domosdoshme të parandalimit dhe më tej të kontrollit të sëmundjes nga koronavirusi i ri COVID – 19, e cila përbëhet nga drejtues institucionesh dhe ekspertë kryesorë të fushës të MSHMS-së, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit dhe të tjera {Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QMUK), Shërbimi Infektiv QSUT, Shërbimi Infektiv Pediatri, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) dhe pika aeroportuale Rinas, Operatori Qendror, Operatori Rajonal Tiranë, SUSM, Drejtoria e Kufirit dhe Zyra Rajonale e OBSH-së në Tiranë etj.

Krahas Task-Forcës është ngritur edhe komiteti teknik për koronavirusin i ri COVID – 19 i cili përbëhet nga ekspertë, që diskutojnë çështjet teknike të ngritura në Task-Forcë apo çështje të tjera të lidhura me këtë virus. Ky komitet përditëson dhe rivlerëson masat e marra hap pas hapi, nga niveli i përforcimit të survejancës, udhëzuesve dhe protokolleve të zbulimit dhe menaxhimit në kohë, si dhe marrjes së masave për ndërhyrje, deri në koordinimin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar .

 

  1. Masat e marra deri tani nga MSHMS-ja sipas rekomandimeve të OBSH-së

 

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencën komunitare të koronavirusit në Itali, në mbledhje e radhës së Task Forcës, pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u shprehën elmentë tepër të rëndësishëm në drejtim të përforcimit të masave në pikat kufitare, sigurimi për rritje të sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.

Task Forca vandosi:

  1. Shtim të kapacietetve të personelit shëndetësor (dyfishim të personelit) në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore.
  2. Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar që vjen nga harta e shtuar gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar dhe nga OBSH.
  3. Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.
  4. Rritja e stockut të mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.
  5. Task Forca vendosi që masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë dhe të përforcohet.
  6. Gjithashtu siç është bërë me dije më herët është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme për tu aplikuar për kontaktet e personave të rasteve të konfirmuara me COVID-19. E cila është një strukturë SPITALORE, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri REKOMANDON,

 

  • Të gjithë qytetarët të cilët vijnë nga rajonet e prekura të vetë karantinohen për një periudhë prej 14 ditësh.
  • Të gjihtë qytetarët të cilët kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral, temperaturë, kollë dhe sidomos insuficiencë respiratore (vështirësi në frymëmarrje) të telefonojnë në numrin 127 për të marrë udhëzimet se si duhet të veprojnë, pa u drejtuar menjëherë në spital për të minimuzuar në këtë mënyrë rriskun e infektimit me viruset e tjera respiratore.

 

  1. Masa në drejtim të survejancës dhe diagnozës

 

  1. Kemi përforcuar survejancën e infeksioneve respiratore dhe specifikisht të rasteve me vështirësi respiratore/sindromën e rëndë respiratore akute, si dhe sistemin e lajmërimit të shpejtë në një situatë shëndetësore jo të zakonshme, kjo e fundit mbështetur dhe në Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit (2005,OBSH), me qëllim zbulimin dhe ndjekjen në kohë të rasteve të dyshuara, izolimin dhe menaxhimin e tyre.
  2. Është vendosur në zbatim Udhëzuesi i bazuar në ngjarje me qëllim kapjen e shpejtë, kontrollin më të mirë dhe marrjen e masave në kohën e duhur për çdo ngjarje me ndikim në shëndet publik, të çfarëdolloj origjine
  3. Është përgatitur përkufizimi i rastit për COVID – 19 dhe udhëzuesi i survejancës për rastet specifike të COVID – 19, duke e përshtatur atë sipas OBSH-së dhe ECDC-së. Çdo rast i dyshuar, i mundshëm ose i konfirmuar me COVID – 19 raportohet menjëherë pranë Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) përkatëse, dhe më pas, menjëherë pranë ISHP-së me formularin rutinë të njoftimit dhe specifik të raportimit. Kjo procedurë kryhet menjëherë brenda 24 orëve. Janë përgatitur skedat e marrjes së mostrave, si dhe janë bërë gati terrenet përkatëse së bashku me udhëzuesin e marrjes së mostrës.
  4. Kemi përgatitur udhëzues të hetimit të shpejtë të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre, dhe po testojmë në terren kohëzgjatjen e hetimit të kontakteve duke përdorur si shembull gripin. Çdo rast i dyshimtë hetohet nga ana epidemiologjike sipas udhëzimit përkatës dhe plotësimit të skedës përkatëse të hetimit, me qëllim ndjekjen e kontakteve të rastit të dyshuar, të mundshëm ose të konfirmuar me COVID – 19.
  5. Janë vendosur kapacitetet laboratorike për diagnozën e COVID – 19 duke siguruar kitet përkatëse, mbështetjen e OBSH-së, CDC-së, MEDILAB secure dhe Institutit të Virolologjisë, Charite, Berlin, Gjermani. Aktualisht, ISHP-ja mund të përcaktojë diagnozën konfirmuese për COVID – 19.
  6. Është përgatitur skeda e raportimit pranë OBSH-së sipas Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit (2005, OBSH) dhe është kryer trajnimi dhe përgatitja e skedave për raportimin pranë TESSy sipas ECDC-së, në kuadër të integrimit europian.
  7. Janë kryer nga ISHP-ja takime /trajnuese me Shërbimin Epidemiologjik dhe Shëndetin Mjedisor të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor në nivel kombëtar, mbi forcimin e survejancës sindromike ALERT, survejancës së sindromës së rëndë respiratore, shpërndarjen e udhëzuesëve dhe protokolleve të përkufizimit të rastit, të ndjekjes së kontakteve mbi masat në nivel kufitar, mbi masat për kontrollin e infeksionit, si dhe në lidhje me kohën dhe mënyrën e zbatimit të tyre për parandalimin e infeksionit të COVID – 19. (deri tani janë trajnuar rreth 200 specialistë, epidemiologë dhe ndihmës epidemiologë).

 

Masa në drejtim të menaxhimit të rastit dhe vlerësimit të kapaciteteve në këtë drejtim

 

  1. Është hartuar algoritmi i pritjes dhe transportit të rasteve të dyshuara nga vendndodhja e tyre drejt QSUT-së, në Shërbimin e Sëmundjeve infektive (moshë adulte dhe pediatrike) nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (vendosja e algoritmit në ambientet e QKUM-së dhe në ambulancë). Menaxhimi i transportit të rasteve do të kryhet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.
  2. Janë përgatitur pyetësorët dhe informacionet për depistimin, informimin e personave kur kontaktohet qendra kombëtare e urgjencës për të ndihmuar personat e kthyer nga Kina, apo persona që kanë shqetësim për koronavrusin e ri.
  3. Po kryhet shpërndarja e algoritmit të pritjes dhe transportit të rasteve të dyshuara me COVID – 19 në të gjithë spitalet jopublike (vendosja e algoritmit në ambulancë dhe urgjencën e spitaleve jopublike).
  4. Janë hartuar udhëzues në drejtim të menaxhimit klinik të rasteve nga Shërbimet e Sëmundjeve Infektive në QSUT.
  5. Nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive (QSUT), janë përcaktuar bokset /dhomat e izolimit funksionale, në se do të ketë raste të dyshuara për COVID – 19 dhe janë marrë masa të shtuara mbi zvogëlimin e hyrje-daljeve në Shërbimet Infektive dhe Urgjencën Polivalente ( QSUT). Gjithashtu, janë vendosur/afishuar në mënyrë skematike procedurat e veshjes dhe zhveshjes së MMP-së në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive – QSUT (moshë pediatrike dhe të rritur), dhe në të gjitha hallkat e tjera të menaxhimit të rastit për parandalimin e kontrollit të infeksionit spitalor
  6. Është pajisur Shërbimi i Sëmundjeve Infektive (QSUT) me të gjitha mjetet e mbrojtjes personale.
  7. Menaxhimi klinik i rasteve të dyshuara për COVID – 19 do të kryhet në QSUT – Shërbimet e Sëmundjeve Infektive, deri në një fazë të dytë vlerësimi.
  8. ISHP-ja ka kryer vlerësimin e kapaciteteve mbi përballimin e situatës në spitalet e QSUT-së: Shërbimi i Sëmundjeve infektive, Urgjencën Polivalente, Reanimacion Qendror, Reanimacion Neurologji, Reanimacion Pediatri dhe SUSM, në lidhje me menxhimin klinik të rasteve.
  9. Është kryer njoftimi i Urgjencave rajonale dhe Qendrave të shërbimit 24h, që në se do t‘ju paraqiten raste të dyshuara COVID – 19 duhet t‘i vlerësojnë ato paraprakisht; sipas përkufizimit të rastit të zbatohet algoritmi i pritjes dhe transportit të rasteve të dyshuara për menaxhimin e tyre në këtë fazë pranë Shërbimeve të Sëmundjeve Infektive (QSUT).
  10. Deri më tani 5 raste të dyshuara për COVID – 19 me historik udhëtimi me Kinën janë menaxhuar më së miri, konform udhëzuesve në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive (QSUT).

Masa në drejtim të kontrollit të infeksioneve

 

  1. Është kryer shpërndarja e stokut ekzistues të MMP-së nga ISHP –ja për QSUT, Aeroportin e Rinasit (ISHSH), Spitalin “Sh. Ndroqi”, QKUM dhe Operatorin Qendror (Spitalet rajonale) për t’u patur në kushte urgjence ndaj rasteve që mund të paraqiten në urgjencat e spitaleve rajonale, dhe pse menaxhimi klinik  i tyre deri në këtë fazë do të kryhet nga QSUT-ja
  2. Është parashikuar krijimi i një stoku prej 2000 kompletesh të Mjeteve Mbrojtëse Personale për të gjitha nivelet e pritjes, transportit, hetimit epidemiologjik dhe menaxhimit klinik të rasteve sipas parashikimve për “rastet e importuara”, bazuar në udhëzuesin e ECDC-së.
  3. Është përcaktuar ambienti karantinë, për ta përdorur atëherë kur do të jetë e nevojshme, si p.sh.: për kontaktet e shëndosha në fazën kur në vend do të konfirmohet rasti i parë me COVID – 19, si dhe është kryer trajnimi paraprak i personelit shëndetësor që do të jetë pjesë e shërbimit në karantinë.
  4. Janë siguruar mjetet dezinfektuese (pompa apo hipoklorit natriumi) për ambulancat dhe mjediset spitalore.
  5. Është përgatitur udhëzuesi i vetëkarantimit dhe kujdesit në këtë rast, sipas OBSH-së. Kemi aplikuar procesin e vetëkarantinimit për 14 ditë, të të gjithë rasteve që plotësojnë kriteret e rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe duke u mbështetur në kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive në përgjithësi.
  6. Kemi përcaktuar në çdo spital rajonal dhe në QKUM një ambulancë e cila do të jetë e pajisur me komplete të Mjeteve Mbrojtëse Personale, dhe në të njëjtën kohë të jenë në gatishmëri për transportin e rasteve sipas algoritmit drejt QSUT-së.
  7. Janë hartuar udhëzues specifikë për kontrollin e infeksioneve në spitale për koronavirusin e ri dhe janë adaptuar ata aktual në drejtim të kontrollit të infeksioneve respiratore, përdorimit të maskave, veshjes dhe zhveshjes së Mjeteve Mbrojtëse Personale nga Instituti i Shëndetit Publik.
  8. Është hartuar udhëzuesi i kontrollit të infeksionit gjatë transportit të rasteve me koronavirusin e ri nga ISHP-ja.
  9. Po bëhen përpjekje për të përforcuar higjienën e duarve, higjienën personale dhe ambientale në sistemin parashkollor, atë arsimor 9 –vjeçar, të mesëm etj. 

 

 

 

 

Masa në drejtim të përforcimit të kontrollit në pikat kufitare

 

  1. Instituti i Shëndetit Publik në koordinim me Inspektoratin Shëndetësor Shtetëror, Autoritetin Portual në Durrës dhe Operatorin shëndetësor ka përgatitur dhe vënë në zbatim listën e pyetjeve mbi kontrollin e udhëtarëve për rastet e dyshimta me sëmundje infektive (për të evidentuar specifikisht COVID – 19) për çdo pikë kufitare të të gjitha niveleve tokësore, detare dhe ajrore; ku merren të dhënat e sakta në të njëtën kohë mbi vendbanimin, vendnisjen e udhëtimit dhe transitit, por dhe të dhëna klinike mbi infeksionin respirator apo shenja klinike me mbizotërim të temperaturës dhe rrufës.
  2. Është hartuar protokolli mbi Sëmundjen e shkaktuar nga COVID – 19 dhe rregullat e njoftimit dhe ndjekjes së rasteve të dyshuara në aeroplan, aeroport, porte, pika kufitare tokësore duke përshtatur atë të SARS-it, si dhe udhëzues të tjerë.
  3. Është hartuar skeda e udhëtarit për çdo nivel të pikave kufitare detare, tokësore dhe ajrore nga e cila merren të dhëna demografike: vendbanim, emër, mbiemër, nr e kontaktit, vendnisjen dhe transitin e udhëtarit. Informacion i shpejtë në dy gjuhë, që është në proces për të gjitha linjat e udhëtimit.
  4. Në të gjitha pikat kufitare tokësore dhe detare, është tentuar të ketë një mjedis të veçantë për qëndrimin e përkohshëm të rastit të dyshuar duke zbatuar algoritmin e pritjes dhe transportit të rasteve të dyshuara.
  5. Në aeroportin “Nënë Tereza” dhe atë të portit të Durrësit ka mjedise të caktuara për izolimin, si dhe karantinën e përkohshme.
  6. Janë kryer trajnime në pikat kufitare me personelin e shëndetit publik dhe të pikave kufitare.
  7. Inspektorati Shëndetësor Shtetëror po kryen në mënyrë sistematike vlerësimin monitorimin mbi dezinfektimin dhe kushtet higjieno-sanitare të të gjitha pikave doganore të çdo niveli.

 

Masa në drejtim të ndërhyrjeve të tjera në drejtim të parandalimit apo të kufizimit të epidemisë nëse do të ndodhë

 

  1. Janë kryer trajnime mbi risfreskimin e njohurive të specialistëve të QKUM – së në nivel qendror dhe rajonal, mbi kontrollin dhe parandalimin e infeksionit, si dhe mbi veshjet dhe zhveshjet e Mjeteve Mbrojtëse Personale për kontrollin dhe parandalimin e infeksionit, nëse përballemi me një rast të mundshëm / të dyshuar / apo të konfirmuar.
  2. Janë kryer takime me drejtuesit e Operatorëve shëndetësor në nivel kombëtar në lidhje me parapërgatitjen dhe masat për parandalimin e përhapjes së virusit në vend.
  3. Po kryhet trajnimi i personelit shëndetësor spitalor, si dhe në çdo nivel, nga personeli i NJVKSH – ve, si dhe ISHP – së.
  4. Janë kryer takime informuese dhe trajnuese me përfaqësues dhe specialistë të spitaleve jopublike për masat dhe parapërgatitjen e tyre, në rast se paraqiten pranë urgjencave të tyre raste të dyshuara me COVID – 19.

 

  1. Masa në drejtim të informimit, edukimit të popullatës dhe komunikimit të rrezikut

 

  1. Përditësohet çdo ditë nga ISHP – ja informacioni në lidhje me koronavirusin e ri në botë dhe Evropë.
  2. Përditësohen çdo ditë informacionet në lidhje me zbatimin e masave.
  3. Janë përgatitur një seri posterash, fletëpalosjesh nga MSHMS – ja.
  4. MSHMS – ja dhe ISHP – ja po kryejnë fushatë informuese dhe promovuese të kontrollit të infeksionit apo higjienës duke shfrytëzuar median sociale, si dhe internetin.
  5. Janë përgatitur informacione lidhur me koronavirusin e ri dhe komunikimin e rrezikut.
  6. Janë përgatitur informacione mbi masat e higjienës personale dhe kujdesit shëndetësor të popullatës.
  7. Janë shpërndarë rekomandime dhe këshilla ndaj kujdesit në lidhje me minimizimin e udhëtimeve drejt vendeve të burimit të infeksionit.
  8. Janë koordinuar biseda në televizione ose radio për të informuar publikun.

 

  1. Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së

 

Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

 

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar  kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.