Loading Events
Find Events

Events for January 4, 2018

Gripi mund të jetë një problem serioz për ju dhe foshnjën tuaj, Vaksinohuni !

Gripi mund të kthehet në një problem serioz gjatë shtatzënisë Gratë shtatzënë, pas gripit janë në një rrezik më të lartë për komplikacione (sëmundje serioze deri shtrim në spital), në krahasim me popullatën tjetër të shëndoshë. Kjo ndodh sepse gratë shtatzënë janë më të predispozuara për sëmundje të rënda për shkak të ndryshimeve të përkohshme në sistemin imun, në zemër dhe mushkëri. Gripi mund të jetë problem serioz edhe për foshnjat, për shkak se sistemi imun i tyre është ende i pazhvilluar për të luftuar infeksionet. Gjithashtu, gripi gjatë shtatzënisë mund të çojë në lindje parakohe ose peshë të ulët...

Më shumë

Gripi sezonal mund të bëhet serioz për shëndetin tuaj nëse jeni mbi 65 vjeç, VAKSINOHU!

-Nëse ju jeni mbi 65 vjeç. Gripi, për ju që jeni mbi 65 vjeç, mund të rrezikojë seriozisht shëndetin. 80% deri 90% e të gjitha vdekjeve ndodhin tek njerëzit mbi 65 vjeç si pasojë e komplikacioneve nga gripi. Gjithashtu të moshuarit zënë numrin më të madh të pacientëvë me grip të cilët kanë nevojë për t’u shtruar në spital për shkak të gripit, sesa individët e grup-moshave më të reja. Kjo ndodh, pasi sistemi imunitar dobësohet me kalimin e moshës dhe bëhet më i cënueshëm nga infeksionet e ndryshme përfshi këtu edhe gripin. Ҫfarë është gripi ? Gripi është një...

Më shumë

Çfarё ёshtё gripi sezonal?

Gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga personi nё person nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit fillojnё papritur dhe mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё. Simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje,dhimbje fyti, koke dhe muskulore. Cilat gjendje shёndetёsore zhvillojnë grip të rëndë? Disa sёmundje kronike apo probleme shёndetёsore mund tё rrisin rrezikun pёr komplikacione serioze nga gripi. Kёto pёrfshijnё: Obezitet ekstrem, astmё, sёmundje kronike tё mёlçisё, sёmundje renale kronike,probleme tё sistemit imunitar, sёmundje pulmonare kronike, sёmundje kardiake, diabet, sёmundje neurologjike dhe probleme tё neurozhvillimit. Gripi sezonal mund...

Më shumë
+ Export Events