15 Nëntor 2017, Dita Botërore e SPOK

Dita botërore e SPOK (e njohur si Dita Botërore e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike) që prej vitit 2002 organizohet çdo vit në të mërkurën e dytë ose të tretë të muajit nëntor. Sëmundjet pulmonare obstruktive kronike janë një nga sëmundjet më të përhapura në botë. Sipas një vlerësimi të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), rreth 210 milion njerëz në botë vuajnë nga SPOK dhe në vitin 2030 kjo sëmundje do të bëhet shkaku i tretë i kryesor i vdekjes në mbarë botën. SPOK nuk është një sëmundje e vetme, por një term i përdorur për të përshkruar sëmundjet...

Më shumë