Loading Events
Find Events

Events for September 30, 2017

26 Shtator 2017, Dita Botërore e Kontracepsionit

KONTRACEPSIONI DITA BOTËRORE E KONTRACESIONIT 26 SHTATOR 2017   Dita Botërore e Kontracepsionit është një fushatë globale, e cila organizohet çdo vit më 26 shtator.Filluar nga viti 2007, vizioni dhe misioni i kësaj fushate vjetore është të përmirësojë ndërgjegjësimin mbi kontracepsionin, si dhe të mundësojë që çdokush të bëjë zgjedhje të informuara për shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues. Motoja e Ditës Botërore të Kontracepsionit "Kjo është jeta juaj, është përgjegjësia juaj", inkurajon sidomos të rinjtë të përdorin kontracepsionin në planet e tyre për të ardhmen, për parandalimin e shtatzënive të paplanifikuara dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme IST. Fakte kryesore...

Më shumë

29 Shtator 2017, Dita Botërore e Zemrës

Çdo vit në muajin shtator organizohet në nivel global Dita Botërore e Zemrës. Ky është një event i cili organizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të Zemrës me qëllim informimin e popullatës në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në gjithë botën. Kjo ditë synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Në këtë ditë ne dëshirojmë që çdo njeri të kuptojë se çfarë duhet të bëjë për të fuqizuar zemrën dhe jetën e vet. Zemra juaj është në qendër të shëndetit dhe është e lehtë të...

Më shumë

1 Tetori Dita Botërore e të Moshuarve

1 Tetori Dita Botërore e të Moshuarve Data 1 Tetor është vendosur si Dita Botërore e të Moshuarve. Moshimi ose plakja është një proces fiziologjik dhe natyror gjatë të cilit ndodhin një sërë ndryshimesh. Shumë të moshuar janë aktivë dhe plotësisht të pavarur deri në fund të jetës së tyre. Moshim nuk do të thotë paaftësi, sëmundje apo dënim. Çdo vit, tematika e Ditës Botërore të të Moshuarve është e ndryshme. Tematika e këtij viti është: Prek të ardhmen, evidento talentet, kontributet dhe pjesёmarrjen e të moshuarve në shoqëri! Dita e këtij viti do të shërbejë për të mundësuar dhe...

Më shumë

Tetor 2017, Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit Çfarë është kanceri i gjirit   Kanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike, pra duke dhënë metastaza. Të dy sekset, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë. Disa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të...

Më shumë
+ Export Events