Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit TETOR 2016 Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit Qëllimi i këtij organizimi është të shpërndajë informacionin për shëndetin e gjirit, dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën. Disa pyetje dhe përgjigje mbi kancerin e gjirit Çfarë është kanceri i gjirit? Kanceri i gjirit është një sëmundje në të cilën qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Ai mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit...
Më shumë18 Tetor 2016 Dita Botërore Menopauzës Mesazhi i këtij viti për Ditën Botërore të Menopauzës është: Kujdesuni për zemrën! Këtë vit, fushata botërore e ndërgjegjësimit për menopauzën thekson rëndësinë e vlerësimit të faktorëve të rrezikut specifik te femrat, dhe parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut gjatë periudhës së menopauzës. Edhe pse sëmundjet e zemrës dhe ato të qarkullimit të gjakut janë sëmundje që lidhen me moshimin, ato fillojnë shumë më herët në jetë. Prandaj, është e nevojshme që femrat të ndërgjegjësohen për rëndësinë e parandalimit të tyre qysh në moshë të re, dhe të...
Më shumë20 Tetor 2016 Dita Botërore e Osteoporozës Mesazhi kryesor i Ditës Botërore të Osteoporozës këtë vit është Kujdesu për kockat e tua! Mbro veten tënde nga osteoporoza dhe thyerja e kockave! Bëj ushtrime rregullisht! Përdor dietë për kocka të shëndetshme! Konsultohu me mjekun lidhur me rrezikun tënd për osteoporozë! Çfarë është OSTEOPOROZA? Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës humbet gradualisht dhe në mënyrë të heshtur duke e bërë atë më të thyeshme. Osteoporoza është quajtur si “epidemi e heshtur”. Disa fakte botërore mbi osteoporozën Aktualisht vlerësohet se mbi 200 milionë njerëz në mbarë...
Më shumë