Tërmetet nuk mund të parashikohen, por duhet të mësojmë si të mbrohemi prej tyre.
- This event has passed.
Description
Tërmetet nuk mund të parashikohen, por duhet të mësojmë si të mbrohemi prej tyre.
- Gjeni strehim në vende të sigurta në shtëpi dhe qëndroni aty derisa të pushojë lëkundja, duke mbuluar fytyrën dhe kokën tuaj me duar.
- Lëndimet më të mëdha ndodhin kur njerëzit përpiqen të dalin nga ndërtesa gjatë kohës së lëkundjes.
- Pas ndalimit të lëkundjeve dilni jashtë dhe qëndroni në largësi të sigurt nga ndërtesa.
- Largohuni nga xhamat, dritaret, muret e jashtme dhe dyert, dhe nga çdo gjë që mund të bjerë, siç janë llambadarët ose raftet.
- Nëse jeni në shtrat, uluni pranë tij dhe mbroni kokën.
- Shmangni shkallët dhe ashensorët për aq kohë sa zgjat tërmeti.
- Mos përdorni ashensorin.
- Mos dilni në tarracë ose në ballkon.
- Nëse jeni afër ndërtesës së lartë ose brenda saj, largohuni nga xhamat dhe nga muret e jashtme.
- Nëse jeni në objekte publike (shkollë, ndërmarrje, qendër tregtare, qendër për çlodhje etj) qëndroni të qetë dhe përpiquni mos t’ju kapë paniku. Rrini larg nga masa e njerëzve të cilët i ka kapur paniku dhe që janë nisur në drejtim të daljeve.
- Duhet të jeni të vetëdijshëm se mund të ndërpritet rryma elektrike, dhe alarmet (kundër zjarrit dhe të tjera) mund të kyçen.
- Gjithnjë duhet të keni të përgatitur llambën me bateri dhe tranzistorin me bateri rezervë.
- Menjëherë kyçni të gjitha burimet e energjisë elektrike, gazit dhe ujit, derisa të qetësohet lëkundja.
- Nëse shkaktohet zjarr, përpiquni ta fikni atë, si dhe njoftoni njësinë vendore të zjarrëfikëseve.
- Nëse është e nevojshme dhe nëse keni mundësi bashkojuni ekipeve për shpëtim, merrni pjesë në kërkimin dhe dhënien e ndihmës për viktimat e ndodhura nën gërmadhat e objekteve të rrënuara.