Parandalimi i abuzimit me të moshuarit
- This event has passed.
Description
Parandalimi i abuzimit me të moshuarit
Abuzimi me të moshuarit është një çështje sociale globale që ndikon në shëndetin dhe të drejtat e personave të moshuar në mbarë botën,prandaj meriton vëmendjen e të gjithëve.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në rezolutën e saj 66/127, caktoi datën 15 qershor si Ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve.
Abuzimi me të moshuarit është një formë dhuneqë përbën shkelje të të drejtave të njeriut.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve të abuzimit me të moshuarit parashikohet të rritet sepse shumë vende kanë popullsi me plakje të shpejtë. Është parashikuar që deri në vitin 2050, popullsia globale e njerëzve të moshës 60 vjeç e lart do të jetë më shumë se dyfish, nga 900 milionë në vitin 2015 në rreth 2 miliardë, me shumicën dërrmuese të të moshuarve që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme . Nëse përqindja e viktimave të abuzimit me të moshuarit mbetet konstante, numri i viktimave do të rritet shpejt për shkak të plakjes së popullsisë, duke arritur në 320 milionë viktima deri në vitin 2050.
Format e abuzimit me tëmoshuarit
Abuzimi fizik ndaj personave të moshuar përfshinlëndimet e qëllimshme kundrejt këtyre personave,të cilat shkaktojnë dhimbje fizike ose dëmtime. Shpeshherë këta persona nuk raportojnë për problemet që kanë me fëmijët apo të afërmit e tyre,pasi druhen se ata mund të përballen me ligjin.
Abuzimi emocional shprehet nëpërmjet ushtrimit të presionit,frikësimit ose kërcënimeve. Shpeshherë personat e moshuar mund të përballen me poshtërime dhe tallje nga personatme tëcilët jetojnë.
Abuzimi psikologjik.Personat e moshuar injorohen nga pjesëtarëte familjes ose nga punonjësite qendrave ku ata strehohen; kjogrup-moshë përballet edhe me izolimin nga miqtë dhe nga komuniteti ku ata jetojnë.
Neglizhimi, braktisja. Personat e moshuar si pasojë e problemeve të tyre fizike neglizhojnëhigjienën e tyre, marrjen e medikamenteve, kryerjen e nevojave personale etj. Si pasojë e migrimit një pjesë e madhe e këtyre personave përballen dhe me braktisjen nga ana e familjarëve.
Abuzimi seksual. Personat e moshuar mund të përballen me abuzimin seksual,i kryer nga të afërm ose persona të panjohur. Viktimat e abuzimit seksual kanë më pak gjasa që të tjerët t’i besojnë, veçanërisht nëse nuk kanë shenja të traumës në trup.
Abuzimi financiarme të moshuarit përfshin keqpërdorimin e burimeve financiare,shkaktuar nga persona të familjes ose kujdestarë të tyre. 5 deri në 10 për qind e njerëzve të moshuar në nivel global mund të përjetojnë një lloj shfrytëzimi financiar. Ky abuzim shpesh nuk raportohet për shkak të ndrojtjessë viktimave ose paaftësisë së tyre për ta raportuar atë.
Parandalimi i abuzimit metë moshuarit
Janë zbatuar shumë strategji për të parandaluar abuzimin e personave të moshuar, për të ndërmarrë veprime kundër këtij fenomeni dhe për të zbutur pasojat e tij. Ndërhyrjet që janë zbatuarpër parandalimin e abuzimit,kryesisht në vendet me të ardhura të larta, përfshijnë:
- Fushatat e ndërgjegjësimit
- Shqyrtimine viktimave të abuzuara
- Programet ndërgjegjësuese në shkolla
- Ndërhyrjet mbështetëse të kujdestarit,përfshirë menaxhimin e stresit dhe kujdesin afatgjatë
- Politikate kujdesit rezidencial për përcaktimin dhe përmirësimin e standardevetë kujdesit
- Trajnimine kujdestarëve
Abuzimi dhe neglizhimi mund të parandalohet
- Kontaktete shpeshta me të moshuarit mund të ndihmojnë anëtarët e familjes të vlerësojnë statusin e tyre shëndetësor, kushtet e jetesës, cilësinë e kujdesit dhe mirëqenien emocionale. Në disa rasteduhet të kryeni vizita çdo ditë,dhe në pamundësi të vizitave mund të kryeni telefonata.
- Mësoni faktet rreth abuzimit me të moshuarit.
- Inkurajoni personat e moshuar të bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme që kërkojnë kontakte me të tjerët.
- Inkurajoni personat e moshuar që të zhvillojnë një rrjet të mbështetjes sociale.Njerëzit e moshuar duhet të kenë kontakt të përditshëm me familjen, miqtë ose fqinjët.
- Ofroni transport për të moshuarit.
- Nëse e dini ose dyshoni se një person i moshuar është abuzuar, neglizhuar ose nuk është duke marrë kujdesin e duhur, raportoni në institucionet përkatëse që merren me parandalimin e abuzimit të këtyre personave.
- Ofrojuni ndihmëpersonavetë moshuar; ata janë të gatshëm të pranojnë këtë ndihmë.