KONFERENCË NDËRKOMBËTARE E SHËNDETIT PUBLIK

Loading Events
  • This event has passed.
Description

“Indikatorët shëndetësor si një instrument i rëndësishëm për fuqizimin e sistemit të informacionit shëndetësor në Rajonin e Evropës”

 

Konferenca e ardhshme Ndërkombëtare e Shëndetit Publik, ka për temëIndikatorët shëndetësorë si një instrument i rëndësishëm për fuqizimin e sistemit të informacionit shëndetësor në rajonin e Evropës”, e cila do të zhvillohet më datë 4 Maj 2016, në Tiranë, Shqipëri.

Kjo konferencë e Shëndetit Publik do të adresojë disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe implementimin e indikatorëve shëndetësorë në Shqipëri si dhe në vendet e tjera të rajonit evropian.

Diskutohet bindshëm se përmirësimi në mënyrë sasiore dhe veçanërisht cilësore i të dhënave administrative në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor do të mundësonte formulimin e politikave dhe programeve në përcaktimin e prioriteteve të bazuara në fakte (evidenca).

Nga ky këndvështrim, identifikimi i indikatorëve shëndetësorë të përshtatshëm do të mundësonte formimin e strategjive dhe politikave të duhura, si dhe vlerësimin e ndikimit që kanë veçanërisht aktivitetet dhe programet respektive në të gjithë sektorin e kujdesit shëndetësor.

Në mënyrë që të përmbushim këtë qëllim, indikatorët shëndetësorë të një vendi të caktuar, duhet të përfaqësojnë popullatën e përgjithshme si dhe duhet të jenë të krahasueshëm përgjatë periudhave të ndryshme kohore, zonave gjeografike të gjithfarë lloji, si dhe të jenë të përputhshme me indikatorët e raportuar nga vendet e tjera të rajonit evropian.

 

Vendndodhja e Konferencës:

Hotel Tirana Internacional & Qendër për Konferenca

Sheshi Skënderbeu, Nr 8, Tiranë, Shqipëri

 

Materialin e plotë mund ta shkarkoni në formatin pdf : Këtu

Preliminary agenda IPH conference: Click here to download

CONFERENCE PROGRAM : Click here to download

 

Start Date - End Date

May 04, 2016 - May 10, 2016

Start Time - End Time

6:00 am - 10:00 am

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This