KONFERENCË NDËRKOMBËTARE E SHËNDETIT PUBLIK
- This event has passed.
Description
“Indikatorët shëndetësor si një instrument i rëndësishëm për fuqizimin e sistemit të informacionit shëndetësor në Rajonin e Evropës”
Konferenca e ardhshme Ndërkombëtare e Shëndetit Publik, ka për temë“Indikatorët shëndetësorë si një instrument i rëndësishëm për fuqizimin e sistemit të informacionit shëndetësor në rajonin e Evropës”, e cila do të zhvillohet më datë 4 Maj 2016, në Tiranë, Shqipëri.
Kjo konferencë e Shëndetit Publik do të adresojë disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe implementimin e indikatorëve shëndetësorë në Shqipëri si dhe në vendet e tjera të rajonit evropian.
Diskutohet bindshëm se përmirësimi në mënyrë sasiore dhe veçanërisht cilësore i të dhënave administrative në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor do të mundësonte formulimin e politikave dhe programeve në përcaktimin e prioriteteve të bazuara në fakte (evidenca).
Nga ky këndvështrim, identifikimi i indikatorëve shëndetësorë të përshtatshëm do të mundësonte formimin e strategjive dhe politikave të duhura, si dhe vlerësimin e ndikimit që kanë veçanërisht aktivitetet dhe programet respektive në të gjithë sektorin e kujdesit shëndetësor.
Në mënyrë që të përmbushim këtë qëllim, indikatorët shëndetësorë të një vendi të caktuar, duhet të përfaqësojnë popullatën e përgjithshme si dhe duhet të jenë të krahasueshëm përgjatë periudhave të ndryshme kohore, zonave gjeografike të gjithfarë lloji, si dhe të jenë të përputhshme me indikatorët e raportuar nga vendet e tjera të rajonit evropian.
Vendndodhja e Konferencës:
Hotel Tirana Internacional & Qendër për Konferenca
Sheshi Skënderbeu, Nr 8, Tiranë, Shqipëri
Materialin e plotë mund ta shkarkoni në formatin pdf : Këtu
Preliminary agenda IPH conference: Click here to download
CONFERENCE PROGRAM : Click here to download