Java Europiane e Vaksinimit 23-29 Prill 2018

Loading Events
  • This event has passed.
Description

23-29 Prill 2018

Java Europiane e Vaksinimit

 

TË MBROJTUR SË BASHKU

 

Vaksinimi nuk është vetëm një e drejtë personale por edhe një përgjegjësi e përbashkët

Java Europiane e Vaksinimit ofron mundёsinë qё, nё prill të çdo viti nё vende tё ndryshme, tё promovohet rёndёsia dhe pёrfitimet qё shёndeti publik ka nga vaksinat. Qё në fillimet e saj nё vitin 2005, Java Europiane e Vaksinimit ka arritur tё bёhet njё ngjarje e rёndёsishme me shtrirje tё gjerё nё rajon, duke pёrfshirё qindra iniciativa qё rrisin ndёrgjegjёsimin mbi kёtё çёshtje.

 

Zbatimi i gjerё i programeve tё vaksinimit gjatё 30 viteve tё fundit ka çuar nё njё rёnie drastike tё sёmundshёrisё dhe vdekshmёrisё, tё shkaktuara nga sёmundjet qё parandalohen nga vaksinat.

 

Rajoni Europian vazhdon të ketë një mbulesë vaksinale të lartë gjatë fëmijërisë. Megjithatë, një numër jo i vogël fëmijësh nuk marrin mbrojtje vaksinale të nevojshme, duke shërbyer kështu si transmetues të infeksioneve te personat e tjerë.

 

Fakte:

  • Vaksinimi mbron nga sëmundje të tilla si: hepatiti, fruthi, difteria, pneumonia, shytat, poliomieliti, kolla e mirë, rubeola, tetanozi, diarreja nga rotavirusi, kanceri i qafës së mitrës etj., sëmundje të cilat nëse nuk parandalohen nga vaksinat mund të shkaktojnë paaftësi dhe të çojnë deri në vdekje.
  • Në vitin 2016, 1 në 15 fëmijë në rajon nuk u vaksinua me dozën e parë të vaksinës së fruthit dhe 1 në 21 fëmijë nuk morën asnjë dozë të vaksinës së Difteri-Tetanoz-Pertus. Këto hendeqe të krijuara kanë çuar në shpërthime të fruthit që mund të shmangeshin nga vaksinimi.
  • Mbulesa vaksinale botërore ka arritur në 86%, pa pësuar ndyshime domethënëse gjatë viteve të fundit.
  • Vaksinimi mund të evitojë përafërsisht 2-3 milionë vdekje çdo vit. Nëse mbulesa vaksinale do të përmirësohej, atëherë do të parandaloheshin edhe 1,5 milionë vdekje të tjera.
  • Megjithatë, 19.5 milionë fëmijë në mbarë botën nuk po marrin vaksinimin e duhur.

Java Europiane e Vaksinimit ofron njё mundёsi qё, nё vende tё ndryshme nё prill të çdo

viti, tё promovohet rёndёsia dhe pёrfitimet qё Shёndeti Publik ka nga vaksinat. Qё në

fillimet e saj nё vitin 2005, Java Europiane e Vaksinimit ka arritur tё bёhet njё ngjarje e

rёndёsishme me shtrirje tё gje

 

Fokusi i fushatës për vitin 2018

Të gjithë mund të ndihmojnë për të pakësuar boshllëqet e krijuara në imunizim. Tema e fushatës së Javës Europiane të Vaksinimit është “Vaksinimi nuk është vetën një e drejtë personale por edhe një përgjegjësi e përbashkët”. Prandaj nën sloganin TË MBROJTUR SË BASHKU, bëhet thirrje për vaksinim të çdo individi, pa lënë askënd pas.

 

Vaksinat të mbrojnë ty dhe këdo përreth teje

Vaksinat sigurojnë mbrojtje individuale nga shumë sëmundje të rrezikshme, por përfitimi prej tyre nuk mbaron aty. Kur i gjithë komuniteti është i vaksinuar, nuk mbetet asnjë person që mund të trasmetojë sëmundje ngjitëse te personat më të rrezikuar për të shfaqur ndërlikime serioze. Pra, duke u vaksinuar të gjithë së bashku, ne mund të mbrojmë personat më vulnerabël (të prekshëm), përfshirë foshnjat. Çdo person meriton të imunizohet dhe duhet të ndajë përgjegjësinë sociale për të mbrojtur ata që nuk mund të mbrojnë veten.

Duke u vaksinuar ne jemi TË MBROJTUR SË BASHKU

 

 

Start Date - End Date

Apr 23, 2018 - Apr 29, 2018

Start Time - End Time

6:00 am - 3:00 pm

Event Location

Rr. Aleksander Moisiu, nr. 80, Tirane, Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This