Java e 6-të Botërore e Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore, 17-23 Maj 2021

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Bashkëpunimi për  Sigurinë Rrugore në Kombet e Bashkuara organizon fushatën botërore për:
Javën e Gjashtë të Sigurisë Rrugore, 17-23 maj 2021.
Kjo Javë do të ketë si temë:
Menaxhimin e Shpejtësisë, me fokus sigurinë e rrugëve të qytetit dhe futjen e 30 km/orë – Kufiri i Shpejtësisë në Qytete.
Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të mobilizuar popullatën botërore (autoritetet, palët e interesuara, qytetarët), për të filluar planin për Dekadën e Dytë të Veprimit të sapo shpallur për Sigurinë Rrugore, 2021-2030.
Në gusht të vitit 2020, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 74/299, “Përmirësimi i sigurisë globale në rrugë”, dhe shpalli Dekadën e Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030, me synimin ambicioz për të parandaluar të paktën 50% të vdekjeve dhe lëndimeve të trafikut rrugor.
Plani i veprimit do të përputhet me Deklaratën e Stokholmit, e cila thekson rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse për sigurinë rrugore dhe bën thirrje për përmirësime të vazhdueshme në modelimin e rrugëve dhe automjeteve; përmirësimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre mbi rreziqet e sjelljes siç janë: shpejtësia e lartë, pirja e duhanit gjatë ngarjes së makinës, sigurimin e kujdesit emergjent në kohë për të shpëtuar të dëmtuarit etj.
Ky plan gjithashtu, do të pasqyrojë inkurajimin e politikave të Deklaratës së Stokholmit për të promovuar ecjen, çiklizmin dhe përdorimin e transportit publik si mënyra të lëvizjeve të shëndetshme dhe të përshtashme për mjedisin.
Gjatë kësaj Jave edhe në Shqipëri parashikohet të organizohen disa ngjarje të sigurisë rrugore.

Start Date - End Date

May 17, 2021 - May 23, 2021

Start Time - End Time

6:00 am - 3:00 pm

Share This