Java Botërore e Ndërgjegjësimit Antimikrobik 2020

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Antimikrobikët – Përdorini  me kujdes!

 

Çdo vit, Java Botërore e Ndërgjegjësimit Antimikrobik (AMR)synon të rrisë ndërgjegjësimin në nivel botëror për rezistencën antimikrobike (AMR), dhe të inkurajojë praktikat më të mira midis popullatës së përgjithshme, profesionistëve shëndetësorë dhe politikbërësve për të ndaluar shfaqjen dhe përhapjen e mëtejshme infeksioneve rezistente ndaj medikamenteve.

Këtë vit ne e kemi zgjeruar fokusin e fushatës nga antibiotikët tek të gjithë antmikrobikët pasi rezistenca vazhdon të rritet në një gamë/numër më të madh të medikamenteve.

Tema për Javën Botërore të Ndërgjegjësimit Antimikrobik 2020 është:

Të bashkuar për të ruajtur antimikrobikët

 

Çfarë është rezistenca antimikrobike?

AMR-ja ndodh kur bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët ndryshojnë me kalimin e kohës dhe nuk reagojnë më ndaj medikamenteve, duke e bërë më të vështirë trajtimin e  infeksioneve të zakonshme dhe duke rritur rrezikun e përhapjes së sëmundjes apo rëndimit të sëmundjes dhe vdekjes.

Në mbarë botën, shumë faktorë kanë përshpejtuar kërcënimin e AMR-së duke përfshirë këtu përdorimin e tepruar dhe keqpërdorimin e medikamenteve te njerëzit, në blegtori dhe bujqësi, si dhe qasjen e pamjaftueshme në ujë të pastër, kanalizime edhe higjienë.

 

Së bashku me tre partnerët tanë, Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe OrganizatënBotërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE), ne u bëjmë thirrje të gjithëve sektorëve shoqërisë për t’u mbledhur rreth një axhende të unifikuar për të mposhtur këtë kërcënim që po zhvillohet në shëndetin e mbarë botës.

 

Pse po rritet AMR?

Keqpërdorimi dhe përdorimi i tepërt i antimikrobikëtte njerëzit, kafshët dhe bimët Keqpërdorimi dhe përdorimi i tepërt i antimikrobikëve te njerëzit, kafshët dhe bimët janë faktorët kryesorë në zhvillimin e infeksioneverezistente ndaj medikamenteve. Kontribuojnë gjithashtu praktikat e dobëta të përshkrimit mjekësor dhe zbatimi i duhur i mjekimit nga ana e pacientëve. Për shembull:antibiotikët vrasin bakteret, por ato nuk mund të vrasin infeksionet virale si ftohjet dhe gripi. Shpesh ato përshkruhen gabimisht për këto sëmundje, ose merren pa mbikëqyrjen e duhur mjekësore. Antibiotikët zakonisht përdoren edhe te kafshët në ferma dhe bujqësi.
Mungesa e qasjes në ujë të pastër, kanalizime dhe higjienë si për njerëzit dhe kafshëtMungesa e ujit të pastër dhe kanalizimeve në objektet e kujdesit shëndetësor, ferma, mjediset e komunitetit, si dhe parandalimi dhe kontrolli jo i duhur i infeksionit, ndihmon shfaqjen dhe përhapjen e infeksioneve rezistente ndaj medikamenteve.
COVID-19 Keqpërdorimi i antibiotikëve gjatë pandemisë COVID-19 mund të çojë përshpejtimin eshfaqjes dhe përhapjes rezistencës antimikrobike. COVID-19 shkaktohet nga një virus, jo nga një bakter dhe për këtë arsye antibiotikët nuk duhet të përdoren për të parandaluar ose trajtuar infeksionet virale; përveçse kurjanë gjithashtu të pranishme edhe infeksionet bakteriale.

Start Date - End Date

Nov 18, 2020 - Nov 24, 2020

Start Time - End Time

7:00 am - 4:00 pm

Share This