Gripi mund të jetë një problem serioz për ju dhe foshnjën tuaj, Vaksinohuni !

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Gripi mund të kthehet në një problem serioz gjatë shtatzënisë

Gratë shtatzënë, pas gripit janë në një rrezik më të lartë për komplikacione (sëmundje serioze deri shtrim në spital), në krahasim me popullatën tjetër të shëndoshë.

Kjo ndodh sepse gratë shtatzënë janë më të predispozuara për sëmundje të rënda për shkak të ndryshimeve të përkohshme në sistemin imun, në zemër dhe mushkëri.

Gripi mund të jetë problem serioz edhe për foshnjat, për shkak se sistemi imun i tyre është ende i pazhvilluar për të luftuar infeksionet.

Gjithashtu, gripi gjatë shtatzënisë mund të çojë në lindje parakohe ose peshë të ulët në lindje.

Çfarë është gripi

Gripi është një sëmundje infektive që përhapet me anë të kontaktit të ngushtë, kollës dhe teshtimave. Shpërthimet epidemike zakonisht ndodhin në dimër dhe simptomat mund të nisin papritur e mund të zgjasin nga disa ditë deri në dy javë. Shenjat e gripit janë temperatura, kolla, dhimbja e trupit dhe e kokës. Në pjesën më të madhe të rasteve shërimi është i shpejtë, por disa herë gripi mund të japë komplikacione serioze si pneumoni,bronktit, madje edhe vdekje.

Vaksinimi sezonal për gripin – zgjedhja më e mirë për nënën dhe fëmijën

Vaksina sezonale e gripit është e sigurt në të gjitha periudhat e shtatzënisë. Miliona doza të vaksinës sezonale të gripit janë përdorur në gratë shtatzëna në gjithë botën për shumë vite me rradhë, dhe vaksina ka qenë e sigurt gjatë shtatzënisë. Sapo gruaja shtatzënë vaksinohet, ajo kalon mbrojtjen e saj tek fëmija, duke e mbrojtur atë për gjashtë muajt e parë të jetës. Kjo është e rëndësishme për shkak së fëmijët nën gjashtë muaj konsiderohen shumë të vegjël për t’u vaksinuar.

Efektet anësore të vaksinës përfshijnë dhimbje dhe skuqje të vendit të vaksinimit Në disa raste mund të shfaqet dhimbje e trupit apo kokës, ethe dhe të vjella. Këto efekte anësore janë të lehta dhe kalojnë më shpejt sesa vetë gripi.

Çfarë duhet të bëni nëse keni shenja të gripit gjatë shtatzënisë

Vaksinimi kundër gripit ul rrezikun për sëmundje gjatë shtatzënisë dhe ndihmon mbrojtjen e foshnjës, por për arsye se vaksina nuk jep mbrojtje 100 %, është e rëndësishme të kontaktoni mjekun ose infermieren nëse ju shfaqen shenjat e ngjashme me gripin, edhe kur jeni të sapovaksinuara.

 

VAKSINIMI është i SIGURTË

grate-shtatezena

Start Date - End Date

Dec 31, 2017 - Jan 06, 2018

Start Time - End Time

11:00 pm - 4:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This