Dita Europiane e Ndërgjegjësimit mbi Insuficiencën Kardiake

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Insuficienca Kardiake përfaqëson një nga pathologjitë me ndikim mjaft të lartë për shëndetin publik, dhe tashmë në të gjitha rrethet shkencore mjekësore konsiderohet si një pandemi globale, e ilustruar kjo nga fakti që sot në botë kemi rreth 26 milion njerëz që vuajnë nga Insuficienca Kardiake, numer i cili vjen në rritje të vazhdueshme dhe është i përafërt me numrin e pacienteve që vuajnë nga Kanceri dhe HIV. Kjo pathologji mbart një peshë të konsiderueshme për sistemin shëndetësor dhe shoqërine në tërësi:

-Prevalenca 1-2% e popullsisë

-1 në 5 veta do të zhvillojë Insuficienca Kardiake pas moshës 40 vjec

-Eshtë shkaku i parë i shtrimeve në spital për moshën mbi 65 vjec

-Vdekshmëria Spitalore shumë e lartë 2-17%

-Në EU 44% e pacienteve rishtrohen në spital brenda 1 viti

-25% rishtrohen brenda 1 muaji

-Afërsisht 50% e pacienteve nuk mbijetojnë 5 vjet nga shtrimi i parë në spital, mbijetesë disa here më e ulet se disa lloje kanceri si i zorreve, gjoksit, prostates

-60-70 % te kostos se trajtimit e perben shtrimi ne spital

Pavaresisht permiresimeve te bera vitet e fundit nepermjet optimizimit te trajtimit me teknikat invazive dhe medikamentoze, vleresohet se ka nje sere nevojash mjekesore te pa plotesuara per pacientet me IK si vdekshmeria shume e larte dhe shtrimet ne spital, pa perfshire cilesine e jeteses,  te cilat duhen adresuar nepermjet nderhyrjeve te koordinuara per implementimin e strategjive dhe politikave adekuate, per permiresimin e rezultateve te menaxhimiy te kesaj pathologjie,ku nje rol te rendesishem luan ndergjegjesimi i personelit mjekesor dhe ne vecanti popullates.

Poster HF Alb

 

Start Date - End Date

May 03, 2016 - May 10, 2016

Start Time - End Time

6:00 am - 3:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This