Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. 28 Prill 2021
- This event has passed.
Description
Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
28 Prill 2021
Parashikoni, përgatitni dhe përgjigjuni krizave – Investoni Tani në Sistemet Efikase të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Pandemia COVID-19 ka bërë që qeveritë, punëdhënësit, punëtorët dhe popullata në tërësi të përballen me sfida të paprecedenta në lidhje me virusin dhe efektet e shumta që ka pasur në botën e punës. Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë do të përqendrohet në strategjitë për të forcuar sistemet kombëtare të sigurisë dhe shëndetit të qëndrueshëm, në mënyrë që të përballemi me krizat tani dhe në të ardhmen, duke nxjerrë mësime nga situata dhe përvoja e botës së punës .
Që kur u shfaq si një krizë globale në fillim të vitit 2020, pandemia COVID-19 ka pasur ndikime të thella kudo. Pandemia ka prekur gati çdo aspekt të jetës: nga rreziku i transmetimit të virusit, tek ato të sigurisë dhe shëndetit në punë, që janë shfaqur si rezultat i masave për të zbutur përhapjen e tij. Kalimet në forma të reja të organizimit të punës – si puna në distanë, kanë paraqitur shumë mundësi për punëtorët, por gjithashtu edhe rreziqe të mundshme për sigurinë dhe shëndetin, përfshirë ato psikosociale dhe dhunën në veçanti.
Raporti i Ditës Botërore shqyrton rëndësinë e forcimit të këtyre sistemeve të sigurisë në kushtet e krizës aktuale, si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë të ndërmarrjes.
ILO ( Organizata Botërore e Punës ) do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të stimuluar dialogun mbi rëndësinë e krijimit dhe investimit në sisteme efikase të sigurisë dhe shëndetit, duke u mbështetur në shembuj rajonalë dhe vendorë në zbutjen dhe parandalimin e Përhapjes së COVID-19 në vendin e punës.