Dita Botërore e Veshkave – Veshka të shëndetshme për të gjithë.

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Përmirëso njohuritë për një kujdes më të mirë për veshkat

Sëmundja kronike e veshkave (SKV) është një sëmundje e zakonshme dhe e dëmshme, – në mbarë botën 1 në 10 të rritur vuajnë prej saj dhe nëse nuk trajtohet mund të jetë vdekjeprurëse. Por zbulimi i hershëm ndihmon në kujdesin, menaxhimin dhe parandalimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, në përmirësimin e efektivitetit të kostos dhe të qëndrueshmërisë. Vdekshmëria e lidhur me sëmundjen e veshkave vazhdon të rritet çdo vit dhe parashikohet të jetë shkaku i 5-të kryesor i vdekjeve deri në vitin 2040. Ekziston një hendek i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm përsa i përket njohurive për SKV, i cili është i dukshëm në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor:

  • Komuniteti – Pengesat për të njohur më mirë shëndetin e veshkave përfshijnë natyrën komplekse të informacionit për sëmundjen në fjalë, ndërgjegjësimin e ulët, arsimimin e kufizuar shëndetësor të popullatës, disponueshmërinë e kufizuar të informacionit për SKV dhe mungesën e gatishmërisë, dëshirës për të mësuar.
  • Punonjësi i kujdesit shëndetësor – Një pengesë tjetër që duhet kapërcyer për të siguruar ndërgjegjësim më të madh është një edukim më i fokusuar i mjekëve, pasi ata janë përgjegjës për gjendjen shëndetësore të pacientëve.
  • Hartuesit e politikave të shëndetit publik – Së fundi, SKV është një kërcënim global i shëndetit publik, por zakonisht është i ulët në agjendat shëndetësore të politikbërësve dhe qeverive të cilat me angazhimet politike në programet e sëmundjeve jo të transmetueshme, janë të përqendruara kryesisht në katër sëmundjet kryesore: sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, diabeti dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes.

Ky boshllëk njohurish po e dobëson luftën kundër sëmundjes së veshkave dhe po rrit vdekshmërinë të lidhur me të.

Në Ditën Botërore të Veshkave u bëhet thirrje të gjithëve, kudoqofshin, që jo vetëm të jenë të vetëdijshëm për sëmundjen, por të dinë në mënyrë aktive se cilat janë masat e duhura për të patur veshka të shëndetshme (për shembull, cili është presioni i tyre i gjakut dhe cilat janë objektivat e trajtimit). Është një kauzë që na përfshin të gjithëve, papërjashtim – mjekë, shkencëtarë, infermierë dhe ofrues të tjerë të kujdesit shëndetësorë: pacientë, administratorë, ekspertë të politikave shëndetësore, zyrtarë qeveritarë, organizata nefrologjike dhe fondacione. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për një vëmendje më të madhe ndaj sëmundjeve të veshkave në politikat qeveritare, gjë që mund të çojë në përfitime të mëdha si për pacientët ashtu edhe për buxhetet e kujdesit shëndetësor.

  Për më tepër:

  • Inkurajoni popullatën e përgjithshme të adoptojë një dietë dhe një stil jetese të shëndetshëm (akses në ujë të pastër, stërvitje, kontroll të duhanit dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike), për të ruajtur shëndetin e mirë të veshkave, për të ruajtur sa më gjatë funksionin e tyre tek pacientët e diagnostikuar me SKV dhe për të rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm për rëndësinë e veshkave.
  • Rritni edukimin e pacientëve të sëmurë nga veshkat (duke përfshirë këshilla praktike mbi dietën dhe mënyrën e jetesës) për t’i fuqizuar pacientët, të afërmit që kujdesen për ta, për të arritur rezultatet të mira shëndetësore dhe të rëndësishme për ata që vuajnë nga SKV, apo me insufuciencë renale.
  • Njohjen e të drejtave të pacientëve dhe personave që kujdesen për ta, për të qenë në gjendje të vlerësojnë, kuptojnë dhe përdorin informacionin shëndetësor lidhur me SKV
  • Kërkoni nga ofruesit e kujdesit shëndetësorë dhe organizatat e pacientëve që të mundësojnë informacionin në lidhje me SKV, sipas niveleve të ndryshme të edukimit shëndetësor.
  • Inkurajoni dhe mbështesni mjekët e kujdesit parësor që të përmirësojnë njohjen dhe menaxhimin e pacientëve me SKV në të gjithë spektrin e tij, nga parandalimi dhe zbulimi i hershëm i SKV, deri tek parandalimi dytësor, terciar dhe kujdesi për insuficiencën e veshkave.
  • Integrimi i SKV dhe parandalimit të insuficiencës së veshkave në programet kombëtare të sëmundjeve jo të transmetueshme në nivel vendi, për shërbime gjithëpërfshirëse dhe të integruara, të cilat janë thelbësore në përmirësimin e zbulimit të hershëm dhe ndjekjes së vazhdueshme të pacientëve me SKV.

Informoni politikbërësit për ndikimin e sëmundjes së veshkave dhe insuficiencës së tyre në shëndetin e zgjedhësve dhe barrën që zënë ato në buxhetet/sistemet e kujdesit shëndetësor për të inkurajuar miratimin e politikave dhe shpërndarjen e burimeve që trajtojnë barrën globale të sëmundjes së veshkave, dhe sigurojnë një jetë më të mirë për të sëmurët me SKV.

Start Date - End Date

Mar 09, 2022 - Mar 10, 2022

Start Time - End Time

11:00 pm - 10:59 pm

Event Location

Tirana, Albania, Tirane, Tirana 7000 Albania

Share This