Dita Botërore e Shëndetit 2019  

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botërore e Shëndetit 2019

 

“Shëndet për të gjithë – gjithkush, kudo”

 

Dita Botërore e Shëndetit është një mundësi më shumë për t’u kujdesur për shëndetin dhe për t’u bërë thirje qeverive të çdo vendi që të gjithë duhet të kenë akses në kujdesin shëndetësor që u nevojitet, kur dhe ku kanë nevojë.

Fokusi për këtë vit do të jetë në barazinë dhe solidaritetin – në rritjen e kujdesit për “shëndet për të gjithë”, kudo ku ata gjenden, duke adresuar boshllëqet në shërbime.

Mesazhi për Ditën Botërore të Shëndetit është “Shëndet për të gjithë – gjithkush, kudo

 

Pse duhet mbulimi shëndetësor universal dhe kujdesi shëndetësor parësor?Mbulimi universal i shëndetit do të thotë që të gjithë njerëzit kanë akses në shërbimet shëndetësore cilësore që u nevojiten, kur dhe ku kanë nevojë për to, pa sakrifica financiare. Ne besojmë se kjo është e mundur duke filluar me kujdesin shëndetësor parësor. Kujdesi shëndetësor parësor është një qasje e tërë shoqërisë për shëndetin dhe mirëqenien e orientuar në nevojat dhe preferencat e individëve, familjeve dhe komuniteteve.Për ta bërë shëndetësinë një realitet për të gjithë, qeveritë duhet të investojnë në kujdesin shëndetësor parësor dhe cilësor. Punonjësit e shëndetësisë duhet të kujdesen dhe të investojnë për pacientët dhe t’i edukojnë ata se si të qëndrojnë të shëndetshëm. Individët dhe komunitetet duhet të fuqizohen që të kujdesen për shëndetin e tyre.Shëndeti është një e drejtë njerëzore. Së bashku mund ta bëjmë “shëndetin për të gjithë” një realitet. 

Qëllimet:

  • Përmirësimi i kuptimit të mbulimit universal shëndetësor dhe rëndësia e kujdesit shëndetësor parësor si themeli i tij.
  • Nxitja e veprimeve nga individë, politikëbërës dhe punonjës të kujdesit shëndetësor për ta bërë kujdesin universal shëndetësor një realitet për të gjithë.

 Mesazhet kryesore• Ne e dimë se mbulimi shëndetësor universal është i mundur, le ta bëjmë atë realitet!• Shëndeti është e drejta e çdo njeriu; është koha për “shëndet për të gjithë”.• Mbulimi universal shëndetësor do të thotë që të gjithë njerëzit kanë akses në shërbimet shëndetësore cilësore, kur dhe ku kanë nevojë, pa vështirësi financiare.• Të paktën gjysma e njerëzve në botë nuk marrin shërbimet shëndetësore që u nevojiten.• Çdo vit, rreth 100 milionë njerëz në botë kalojnë në varfëri të skajshme për shkak të shpenzimeve të tepërta për shëndetin.• Shëndeti është e drejta e çdo njeriu; të gjithë duhet të kenë informacionin dhe shërbimet që u nevojitën për t’u kujdesur për shëndetin e vet dhe të familjeve të tyre.• Cilësia, kujdesi shëndetësor parësor i arritshëm është themeli për mbulimin shëndetësor universal.• Kujdesi shëndetësor i pasigurt dhe me cilësi të ulët dëmton shëndetin dhe kushton jashtëzakonisht shumë; ne duhet të bëjmë më shumë për të përmirësuar cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore në nivel global.• Kujdesi shëndetësor parësor duhet të jetë niveli i parë i kontaktit me sistemin shëndetësor, kuindividët, familjet dhe komunitetet marrin pjesën më të madhe të kujdesit të tyre shëndetësor – nga promovimi dhe parandalimi në trajtim, rehabilitim dhe kujdes paliativ – sa më afër të jetë e mundur ku ata jetojnë dhe punojnë.• Në themel të tij kujdesi shëndetësor parësor ka të bëjë me kujdesin për njerëzit dhe me ndihmën që ata të përmirësojnë shëndetin ose të ruajnë mirëqenien e tyre, sesa thjesht të trajtojnë një sëmundje.• Kujdesi shëndetësor parësor mbulon pjesën më të madhe të nevojave shëndetësore gjatë gjithë jetës, duke përfshirë shërbime të tilla si shqyrtimi i problemeve shëndetësore, vaksinat, informacioni se si të parandalohen sëmundjet, planifikimi familjar, trajtimi për kushtet afatgjata dhe afatshkurtra, koordinimi me nivele të tjera të kujdesit dhe rehabilitimit.• Një sistem shëndetësor me kujdes parësor të mirëorganizuar sjell rezultate më të mira shëndetësore, është efikas në kosto dhe përmirëson cilësinë e kujdesit.• Kujdesi shëndetësor parësor është një mënyrë kosto-efektive dhe e barabartë për të ofruar shërbime shëndetësore cilësore, si dhe ndihmon në mbulimin shëndetësor universal.• Punonjësit e shëndetësisë kanë një rol vendimtar për edukimin e pacientëve se si të kujdesen për shëndetin, duke koordinuar kujdesin për ta dhe advokimin për nevojat e pacientëve te menaxherët e institucioneve shëndetësore dhe politikëbërësit.• Punonjësit e kujdesit shëndetësor parësor kanë një marrëdhënie të vazhdueshme dhe të besuar me pacientët e tyre dhe njohin historinë e tyre shëndetësore; njohja e pamjes së plotë shëndetësore ndihmon në përmirësimin e kujdesit të tyre dhe kursen të ardhurat.• Punonjësit e kujdesit shëndetësor parësor njohin traditat, kulturat dhe praktikat e komuniteteve të tyre, duke i bërë ato të domosdoshme gjatë shpërthimit ose emergjencës.• Për ta bërë shëndetin një realitet për të gjithë, kemi nevojë për individë dhe komunitete që kanë qasje në shërbime shëndetësore me cilësi të lartë, në mënyrë që ata të kujdesen për shëndetin e vet dhe të familjeve të tyre; për punonjës të kualifikuar shëndetësorë që ofrojnë kujdes cilësor dhe të përqendruar te njerëzit; dhe politikëbërës të angazhuar për të investuar në kujdesin shëndetësor parësor.

 

 

Start Date - End Date

Apr 07, 2019 - Apr 07, 2019

Start Time - End Time

6:00 am - 3:00 pm

Share This