Çfarë është koronavirusi?

Loading Events
  • This event has passed.
Description

1. Çfarë është koronavirusi?
Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda si Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).

2. Çfarë është një koronavirus i ri?
Koronavirus i ri është (nCoV) është një lloj (shtam) i ri i koronavirusit i cili nuk është identifikuar më parë tek njerëzit.

3. A mund të infektohen njerëzit me koronavirusin e ri ku si burim infektimi janë kafshët?
Hetimet e hollësishme në Kinë në vitin 2002 kanë zbuluar se SARS-CoV u transmetua nga macet te njerëzit, kurse në Arabinë Saudite në vitin 2012 u zbulua MERS-CoV nga devetë te njerëzit. Njihen disa koronaviruse të cilët po qarkullojnë në kafshë, por që akoma nuk kanë infektuar njerëzit. Ndërkohë që survejanca në të gjithë botën përmirësohet, ka të ngjarë që të identifikohen më shumë koronaviruse.

4. Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me koronavirus?
Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

5. A transmetohet koronavirusi nga njeriu tek njeriu?
Po, disa koronaviruse mund të trasnmetohen nga njeriu tek njeriu, zakonisht pas një kontakti të ngushtë/të afërt me një pacient të infektuar, në mjedisin e punës ose në një qendër të kujdesit shëndetësor.

6. A ka vaksinë për këtë lloj të ri të koronavirusit?
Kur një sëmundje është e re, nuk ka vaksinë për të, dhe mund të duhen disa vite derisa të prodhohet një vaksinë e re.

7. A ka një trajtim/mjekim për koronavirusin e ri?
Nuk ka një mjekim/trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga një koronavirus i ri. Megjithatë, shumë nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit.

8. Çfarë duhet të bëj për t’u mbrojtur?
Rekomandimet standarde për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetimin e një sërë sëmundjesh përfshijnë: ruajtjen e higjienës së duarve dhe të frymëmarrjes, praktikat e higjienës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo teshtitje.

9. A janë personeli shëndetësor i riskuar nga koronavirusi i ri?
Po, ata mund të jenë të rrezikuar nga koronavirusi i ri, pasi personeli i kujdesit shëndetësor janë në kontakt me pacientët më shpesh sesa popullata e përgjithshme. OBSH-ja rekomandon që personeli i kujdesit shëndetësor të zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme masat e duhura të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit.

10. Cilat janë rekomandimet për vendet?
OBSH inkurajon të gjithë vendet të rrisin survejancën për infeksionet e rënda respiratore akute (SARI), të shikojnë me kujdes çdo model të pazakontë të këtyre infeksioneve ose pneumonisë dhe të njoftojnë OBSH-në për çdo rast të dyshuar ose konfirmuar të infeksionit me koronavirusin e ri. Vendet inkurajohen të vazhdojnë të forcojnë gatishmërinë e tyre për emergjencat shëndetësore në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit (2005).

Start Date - End Date

Jan 14, 2020 - Jan 14, 2020

Start Time - End Time

7:00 am - 4:00 pm

Share This