8 Shtator 2018 Dita Botërore e Ndihmës së Parë
- This event has passed.
Description
8 Shtator 2018
Dita Botërore e Ndihmës së Parë
Dita Botërore e Ndihmës së Parë kujtohet të shtunën e dytë të muajit shtator, duke filluar që nga viti 2000. Ajo organizohet nga Federata Ndërkombëtare e “Kryqit të Kuq” dhe “Gjysmëhënës së Kuqe”.
Termi “ndihma e parë” i referohet ndihmës që duhet t’i jepet kujtdo që vuan pas një dëmtimi ose sëmundjeje të papritur.
Qëllimi kryesor i ndihmës së parë është ruajtja e jetës dhe parandalimi i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të individit. Ajo nuk ofrohet gjithmonë nga personeli mjekësor. Në situata emergjente edhe njerëzit e zakonshëm mund të japin ndihmën e parë për të shpëtuar jetën e dikujt.
Ndihma e parë nuk kërkon domosdoshmërisht njohuri paraprake. Megjithatë, nëse personi që ofron ndihmën e parë nuk di se çfarë duhet bërë, ai mund të dëmtojë në vend që të ndihmojë. Kjo është arsyeja pse kërkohet që njerëzit t’i nënshtrohen trajnimit bazë të ndihmës së parë, ose të paktën të edukohen duke përdorur burime të besueshme.
Çdo vit zgjidhet një temë e re për këtë ditë, dhe pjesëmarrësit inkurajohen të planifikojnë aktivitetet sipas temës së përcaktuar. Këtë vit tema e Ditës Botërore të Ndihmës së Parë është “Ndihma e Parë dhe Siguria Rrugore”, dhe kjo për vetë faktin se aksidentet rrugore po shtohen nga viti në vit.
Prandaj, të gjithë duhet të dimë si të veprojmë në raste aksidentesh; këtë gjë e detyron edhe “Kodi Rrugor”.
.