Dita Botërore e Zemrës 29 Shtator 2018
- This event has passed.
Description
ZEMRA IME, ZEMRA JUAJ
Ushqehuni shëndetshëm
Jini sa më aktiv
Mos pini duhan
Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë sot shkaktari numër 1 i vdekjeve në mbarë botën. Çdo vit, 17.5 milionë njerëz vdesin parakohe si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë sëmundjen e zemrës dhe goditjen në kokë. Në vitin 2030 pritet që numri i tyre të rritet në 23 milionë.
Por kjo situatë mund të ndryshojë, pasi thjesht duke bërë disa ndryshime të vogla në jetën tonë, ne mund të jetojmë më gjatë, më mirë dhe me zemër më të shëndetshme. Bëhet fjalë t’i thoni vetes, njerëzve që ju i doni dhe njerëzve në mbarë botën “Çfarë mund të bëj që të kujdesem për ZEMRËN TIME…. dhe ZEMRËN TUAJ?”.
Në Ditën Botërore të Zemrës jepet mundësia për të bërë një premtim…… një premtim për të gatuar dhe për t’u ushqyer në mënyrë të shëndetshme, për të bërë më shumë ushtrime dhe aktivitet fizik, për të inkurajuar fëmijët që të jenë më aktivë, për t’i thënë jo duhanit dhe për të ndihmuar të dashurit tuaj që ta lënë atë.
Një premtim të thjeshtë – për ZEMRËN TIME, për ZEMRËN TUAJ, për TË GJITHA ZEMRAT TONA.
PREMTONI
TË USHQEHENI SHËNDETSHËM DHE TË PINI ME KUJDES
- Mos pini pije me sheqer dhe lëngje frutash; zgjidhni ujin ose lëngje frutash të freskëta.
- Përpiquni të konsumoni 5 porcione me fruta dhe zarzavate në ditë; ato mund të jenë të freskëta, të ngrira, të konservuara ose të thata.
- Zëvendësoni ëmbëlsirat dhe produktet e përpunuara me sheqer me fruta të freskëta, si një alternativë të shëndetshme.
- Konsumoni alkool sipas rekomandimeve.
- Përpiquni të kufizoni ushqimet e përpunuara dhe të paketuara, të cilat shpesh përmbajnë sasi të lartë kripe, sheqeri dhe yndyre.
- Përgatisni vetë ushqim të shëndetshëm për në shkollë apo në punë.
A E DINI SE?
Niveli i lartë i glukozës në gjak (sheqerit në gjak) mund të jetë tregues për diabet. SKV-të janë shkaktarët e numrit më të madh të vdekjeve tek të sëmurët me diabet. Prandaj, nëse diabeti nuk diagnostikohet apo nuk trajtohet, ai mund t’ju vendosë në një rrezik të lartë për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
PREMTONI
TË JENI MË AKTIVË
- Synoni të kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik me intesitet të moderuar 5 herë në javë.
- Ose 75 minuta aktivitet fizik me intensitet të lartë të shpërndarë gjatë ditëve të javës.
A E DINI SE?
Presioni i lartë i gjakut është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për SKV. Ai quhet ndryshe “vrasës i heshtur” pasi zakonisht nuk ka shenja apo simptoma specifike, dhe shumë njerëz nuk e dinë apo nuk e kuptojnë që kanë presion të lartë të gjakut.
- Të gjitha janë të rëndësishme ecja, loja, punët e shtëpisë, kërcimi.
- Çdo ditë jini sa më aktivë – ngjisni shkallët dhe mos merrni ashensorin, ecni dhe përdorni biçikletën në vend që të merrni makinën.
- Ju mund të jeni më të motivuar nëse kryeni ushtrime me shokët apo familjarët.
PREMTONI
T’I THONI JO DUHANPIRJES
- Është një ndër veprimet më të mira që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin e zemrës suaj.
- Brenda 2 viteve që ju keni lënë duhanin, rreziku për sëmundjen koronare të zemrës ulet ndjeshëm.
- Brenda 15 viteve të lënies së duhanit, rreziku për SKV bëhet sa ai i një individi që nuk ka pirë kurrë duhan.
- Ekspozimi ndaj tymit të duhanit është gjithashtu një shkaktar për sëmundjet e zemrës tek individët joduhanpirës.
- Pra, duke lënë duhanin apo duke mos e filluar fare atë, ju do të përmirësoni jo vetëm shëndetin tuaj por edhe shëndetin e njerëzve që ju rrethojnë.
- Nëse keni probleme për lënien e duhanit, kërkoni këshilla profesionale apo shërbime për ndërprerjen e pirjes së duhanit.
A E DINI SE?
Niveli i kolesterolit në gjak është i lidhur me rreth 4 milionë vdekje në vit. Prandaj vizitohuni te mjeku juaj dhe kontrolloni nivelin e kolesterolit në gjak, peshën trupore, si dhe indeksin e masës trupore (IMT). Kështu mjeku mund t’ju këshillojë për rrezikun tuaj për SKV, në mënyrë që ju të bëni një plan për të përmirësuar shënde