7 Prill, Dita Botërore e Shëndetit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botërore e Shëndetit, e cila përkujtohet çdo vit më 7 prill, për të kujtuar themelimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, na ofron një mundësi unike për të mobilizuar veprime konkrete rreth një çështjeje specifike shëndetësore, e cila përbën interes për individët në mbarë globin.
Tema e fushatës së Ditës Botërore të Shëndetit për vitin 2017 është depresioni.
Depresioni prek këdo, çdo moshë, çdo klasë social-ekonomike dhe të gjitha vendet. Shkakton shqetësim mendor dhe ndikon në aftësitë e individit për të kryer edhe detyrat më të thjeshta të përditshme, nganjëherë me pasoja të rënda për marrëdhëniet me familjarët dhe miqtë, si dhe në aftësitë për të punuar. Në shkallën më të rëndë, depresioni mund të çojë në vetëvrasje, që në ditët e sotme është shkaktari i dytë kryesor i vdekjeve në botë midis grup-moshës 15-29 vjeç.
Megjithatë, depresioni mund të parandalohet dhe trajtohet. Të kuptuarit më shumë për depresionin dhe sesi mund të parandalohet dhe trajtohet, do të ndihmonte në reduktimin e stigmës që ka të bëjë me gjendjen, dhe do të nxiste shumë individë që të kërkonin ndihmë.

Çfarë është depresioni?

Depresioni është një sëmundje që karakterizohet nga një gjendje e vazhdueshme trishtimi dhe mungesë e interesit ndaj aktivitete që zakonisht japin kënaqësi, e shoqëruar me paaftësi për të kryer aktivite të përditshme për të paktën dy javë. Gjithashtu, njerëzit me depresion zakonisht kanë dhe këto simptoma: mungesë energjie; ndryshim oreksi; çrregullim gjumi (më shumë ose më pak); ankth; humbje përqendrimi; pavendosmëri; shqetësim; ndihen të pavlerë, në faj ose të pashpresë; kanë mendime për të lënduar veten dhe/ose vetëvrasje.

Mesazhe sensibilizuese

•Depresioni është një çrregullim mendor i zakonshëm që prek individë të të gjitha moshave, nga të gjitha nivelet social-ekonomike dhe të gjitha shtetet.
•Rreziqet për depresion ndikohen nga varfëria, papunësia, ndodhi jetësore të tilla si vdekja e personave të dashur ose ndërpreja e një marrëdhënieje romantike, sëmundje fizike, si dhe probleme që shkaktohen nga përdorimi i alkoolit dhe drogave.
•Depresioni shkakton shqetësime të konsiderueshme mendore dhe ndikon në aftësinë e individit për të kryer funksionet me të thjeshta ditore, nganjëherë të ndjekura me pasoja shkatërruese në marrëdhëniet familjare dhe shoqërore.
•Depresioni i patrajtuar mund të pengojë individët që të punojnë dhe që të përfshihen në jetën familjare dhe komunitare.
•Në gjendjen më të keqe të tij, depresioni mund të çojë në vetëvrasje.
•Depresioni mund të parandalohet dhe të trajtohet në mënyrë efektive. Trajtimi zakonisht përfshin psikoterapitë ose mjekimin nëpërmjet medikamenteve, ose kombinimin e tyre.
•Të kapërcyerit e stigmës që zakonisht lidhet me depresionin do të çonte shumë njerëz që të merrnin ndihmë.
•Komunikimi me njerëzit që ju i besoni, mund të jetë hapi i parë drejt shërimit nga depresioni.

Start Date - End Date

Apr 07, 2017 - Apr 16, 2017

Start Time - End Time

6:00 am - 3:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This