7 prill 2016,Dita Botërore e Shëndetit
- This event has passed.
Description
Dita Botërore e Shëndetit
7 prill 2016
Në vitin 2008 u vlerësua se, 347 millionë njerëz në botë kishin diabet dhe prevalenca po vjen duke u rritur sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesme.
Në vitin 2012 kjo sëmundje ishte shkaktari i drejtpërdrejtë i rreth 1.5 milionë vdekjeve, ku më shumë se 80% e tyre ishin në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesme. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka projektuar dhe vlerësuar se diabeti do të jetë shkaktari i 7-të kryesor i vdekshmërisë në popullatë për vitin 2030.
Diabeti është një sëmundje kronike e cila shkaktohet kur pankreasi nuk prodhon insulinë në sasi të mjaftueshme ose, kur trupi nuk e përdor insulinën e prodhuar në mënyrë efektive. Insulina është një hormon i cili rregullon nivelin e sheqerit në gjak, nëpërmjet të cilit ne marrim energjinë që na nevojitet. Në qoftë se glukoza nuk futet në qelizë që të digjet si energji, atëherë niveli i saj në gjak do të rritet rrezikshëm.
Diabeti ka dy forma kryesore. Njerëzit të cilët kanë diabetin Tip 1, nuk bëjnë asgjë me insulinën që ata prodhojnë, ndaj dhe ata kanë nevojë për injeksione isuline për të mbijetuar. Njerëzit të cilët kanë diabet Tip 2, ku përfshihen rreth 90% e njerëzve me diabet, e prodhojnë vetë insulinën por në sasi jo të mjaftueshme ose ata nuk e përdorin atë në mënyrën e duhur. Njerëzit të cilët kanë diabetin Tip 2, zakonisht janë mbipeshë dhe bëjnë një jetë sedentare, dy kushte këto të cilat rrisin nevojën për insulin tek individi. Me kalimin e kohës niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të dëmtojë çdo sistem madhor të organeve të trupit të njeriut, duke shkaktuar goditje dhe atak në zemër, dëmtime të nervave, insuficiencë renale, humbje të shikimit, pafuqi dhe infeksione të ndryshme që të çojnë në këputje.
Dita Botërore e Shëndetit
Mesazhet kryesore
OBSH-ja në Ditën Botërore të Shëndetit, 7 Prill 2016 është fokusuar te diabeti sepse:
- Epidemia e diabetit është rritur me shpejtësi në shumë vende të botës, dhe me një rritje dramatike të dokumentuar sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
- Një pjesë e madhe e rasteve të diabetit janë të parandalueshme. Disa masa të thjeshta në stilin e jetës janë provuar të jenë efektive në parandalimin apo vonesën e shfaqjes së diabetit Tip 2. Ruajtja e një peshe normale të trupit, kryerja e aktivitetit fizik të rregullt si dhe ushqyerja në mënyrë të shëndetshme mund të zvogëlojnë rrezikun për diabet.
- Diabeti është i kurueshëm. Ai mund të mbahet nën kontroll dhe të menaxhohet në mënyrë që të parandalohen komplikacionet që vijnë si pasojë e kësaj sëmundjeje. Rritja e aksesit për diagnostikim, edukimi për një vetëmenaxhim efektiv si dhe trajtimi i përballueshëm, janë komponentët kryesore të kurimit të diabetit.
- Përpjekjet për të parandaluar dhe kuruar diabetin do të jenë të rëndësishme për të përmbushur Objektivin e 3-të të Zhvillimit të Qëndrueshëm, që ka si target reduktimin me 1/3 e vdekshmërisë së parakohshme nga sëmundjet jo të transmetueshme (sëmundjet kronike) deri në vitin 2030. Shumë sektorë të shoqërisë kanë rolin e tyre për të luajtur në përmbushjen e këtij objektivi duke përfshirë qeverinë, punëdhënësit, arsimtarët, prodhuesit, shoqërinë civile, sektorin privat, median si dhe vetë individët.
Qëllimi i Ditës Botërore të Shëndetit 2016:
Niveli (shkalle) i lartë i parandalimit, fuqizimi i kujdesjes,
si dhe përmirësimi i survejancës
Objektivat kryesorë të fushatës në Ditën Botërore të Shëndetit janë:
- Rritja e ndërgjegjësimit lidhur me epideminë e diabetit, barrën e sëmundshmërisë dhe pasojat e saj tronditëse veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
- Marrja e një sërë veprimesh specifike, efektive, dhe të përballueshme për të trajtuar diabetin. Këtu përfshihen hapat për të parandaluar dhe diagnostikuar diabetin, trajtimi dhe kujdesja për njerëzit që janë me diabet
- Lançimi i Raportit të parë Botëror mbi diabetin, i cili do të përshkruajë barrën dhe pasojat e diabetit, si dhe advokimin për një sistem shëndetësor më të fuqishëm për të siguruar përmirësimin e survejancës, rritjen e parandalimit dhe menaxhimin më efektiv të diabetit.
Faktet kryesore
- Në vitin 2014 prevalenca botërore e diabetit u vlerësua të ishte 9% te adultët, + 18 vjeç.
- Në vitin 2012, rreth 1.5 milionë vdekje ishin shkaktuar direkt nga diabeti.
- Më shumë se 80% e vdekjeve të shkaktuara nga diabeti kanë ndodhur në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesme.
- OBSH-ja ka projektuar se diabeti do të jetë shkaku kryesor i 7-të, i vdekjeve në vitin 2030. Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti i rregullt fizik, mbajtja e një peshë normale të trupit si dhe shmangia e përdorimit të duhanit mund të parandalojnë ose vonojnë fillimin e diabetit Tip 2.
Çfarë është diabeti?
Diabeti është një sëmundje kronike e cila shkaktohet, ose kur pankreasi nuk prodhon insulinë në sasi të mjaftueshme ose, kur trupi nuk e përdor insulinën e prodhuar në mënyrë efektive. Insulina është një hormon i cili rregullon sheqerin në gjak. Hiperglicemia apo rritja e sheqerit në gjak është një efekt i zakonshëm i një diabeti të pakontrolluar, dhe që me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të disa sistemeve të organeve në trupin e njeriut, dhe sidomos në nerva dhe enët e gjakut.
Në vitin 2014, rreth 9% e adultëve, +18 vjeç kishin diabet. Në vitin 2012 diabeti ishte shkaku i drejtpërdrejtë i rreth 1.5 milionë vdekjeve. Më shumë se 80% e vdekjeve të shkaktuara nga diabeti kanë ndodhur në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Materialin e Plotë mund ta shkarkoni në formatin pdf : këtu
Lufto Diabetin!
Dietë e shëndetshme, aktivitet fizik i rregullt, ruajtje të një peshe trupore normale, shmangie të duhanpirjes