5 Qershor 2019 Dita Botërore e Mjedisit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

5 Qershor 2019

Dita Botërore e Mjedisit

 

Dita Botërore e Mjedisit është caktuar mbi 30 vjet më parë, në 5 qershor 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Ajo synon të rrisë vetëdijen e publikut rreth çështjeve të mjedisit, të tërheqë vëmendjen e politikëbërësve ndaj këtyre çështjeve, si dhe të nxisë veprimin individual në këtë drejtim.

Kjo ditë zakonisht përcjell një tematikë të caktuar. Në të kaluarën tema të kësaj dite kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm, duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit të njeriut.

Tema e këtij viti është “Lufto Ndotjen Plastike – Munde Atë!”  Tashmë edhe mediat po përgatiten për këtë temë duke raportuar për ngjarjet dhe përpjekjet për të reduktuar ndotjen plastike. Në Ditën Botërore të Mjedisit marrin pjesë OJQ-të, qeveritë, komunitetet, individët, bamirësit, organizatat, duke rritur së bashku ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore.  Dita Botërore e Mjedisit mund të organizohet nëpërmjet aktiviteteve të tilla si fushata, koncerte, konventa dhe parada, mbjellje pemësh dhe ligjërata. Materialet promovuese për këtë ditë priren të krijohen duke përdorur ngjyrat natyrore mjedisore.

 

 

Start Date - End Date

Jun 04, 2019 - Jun 05, 2019

Start Time - End Time

10:00 pm - 9:59 pm

Share This