4 Mars Dita Botërore e Obezitetit
- This event has passed.
Description
Dita Botërore e Obezitetit
“4 Mars Dita Botërore e Obezitetit”
Dita Botërore e Obezitetit u vendos për herë të parë në vitin 2015.
Objektivi kryesor është ai i gjetjes së një zgjidhjeje për krizën e obezitetit, rritja e vëmendjes, përmirësimi i politikave adresuar gjetjes së zgjidhjeve për trajtimin e obezitetit dhe parandalimin e tij.
Obeziteti përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) si “akumulim jonormal ose i tepërt i yndyrës e cila rrezikon shëndetin”. Kostoja ekonomike dhe sociale që i atribuohet obezitetit çdo vit është e konsiderueshme.
Fakte:
- Të paktën 2.8 milion njerëz vdesin çdo vit si rezultat i mbipeshës dhe obezitetit.
- Parandalimi i obezitetit kërkon bashkëpunim nga të gjithë anëtarët e komunitetit.
- Obeziteti është një nga shkaktarët kryesore të shumë sëmundjeve kronike duke përfshirë: sëmundjen e zemrës, e mëlçisë, diabetin, disa lloje kanceresh etj.
- Obeziteti është rezultat i një ç’ekuilibrimi midis kalorive që individi konsumon dhe kalorive që shpenzon.
- Mbipesha dhe obeziteti janë shkaktarë të më shumë vdekjeve, krahasuar me ato që vijnë nga kequshqyerja.
- Gratë kanë më shumë të ngjarë të jenë obeze sesa burrat.
- Ndikimi mjedisor dhe shoqëror është një nga përcaktuesit më të rëndësishëm të zgjedhjes dietike të një individi.
- Një dietë e shëndetshme e shoqëruar me aktivitet fizik siç është ecja ndihmon në parandalimin e mbipeshës.
- Sipas OBSH-së,në 2025-ën, 2.7 miliardë njerëz në të gjithë botën do të vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti.
Objektivat:
- Të rritet vetëdija për rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme.
- Të rritet vetëdija për rreziqet e mbipeshës.
- Të inkurajohen njerëzit për të bërë aktivitetit fizik të paktën 30 minuta në ditë.