3 Mars 2016, Dita Botёrore e Dёgjimit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

3 Mars 2016

Dita Botёrore e Dёgjimit

Dita Botёrore e Dёgjimit organizohet çdo vit nё 3 mars nё shumë vende tё botёs, dhe ka si qёllim rritjen e ndёrgjegjёsimit dhe promovimin e shёndetit tё dёgjimit. Çdo vit trajtohet një çështje e caktuar. Për vitin 2016 në fokus janë fëmijët.

Humbja e dёgjimit gjatё fёmijёrisё

Kjo temё synon tё tёrheqё vёmendjen nё faktin se pjesa mё e madhe e shkaqeve tё humbjes sё dёgjimit te fёmijёt, mund tё parandalohen. Nga identifikimi i hershёm dhe ndёrhyrjet nё kohё, personat me humbje tё dёgjimit mund tё kenë shumë pёrfitime në cilësinë e jetës. Kjo ditё synon tё rrisё ndёrgjegjёsimin jo vetëm të popullatës së përgjithshme por edhe të politikëbërësve për hartimin e strategjive efektive, të cilat do të ndikojnë në uljen e prevalencës së rasteve me humbje të dëgjimit, si dhe në impaktin qё humbja e dёgjimit ka në cilësinë e jetës.

Fakte

  • 360 milionë njerёz nё mbarё botёn kanё humbje tё dёgjimit, prej tё cilёve 32 milionë janё fёmijё, qё nё 50 % tё rasteve mund tё parandalohet.
  • Humbja e dёgjimit mund tё rezultojё nga shkaqe gjenetike, komplikacione gjatё lindjes, disa sёmundje infektive, infeksione kronike tё veshit, pёrdorimi i disa mjekimeve specifike, si dhe ekspozimi nё njё ambient tё zhurmshёm.
  • Rreth 50% e gjithё rasteve me humbje tё dёgjimit mund tё shmangen nёpёrmjet parandalimit parësor.
  • Njerëzit me humbjen e dëgjimit mund të përfitojnë nga aparatet e dëgjimit, implantet kokleare dhe pajisje të tjera ndihmëse, ilustrimi, gjuha e shenjave dhe forma të tjera të mbështetjes sociale.

 

Shkaqet e humbjes sё dёgjimit dhe të shurdhёsisё

Shkaqet e humbjes sё dёgjimit mund tё ndahen nё shkaqe tё lindura dhe tё fituara.

Shkaqe tё lindura

Shkaqet e lindura çojnё nё humbje tё dёgjimit qё nё lindje. Ato mund tё jenё gjenetike ose si pasojё e komplikacioneve që nëna mund të ketë gjatë shtatzënisё dhe lindjes, të tilla si:

  • Infeksionet gjatё shtatzënisё si rubeola dhe sifilizi.
  • Lindja me peshё tё vogёl.
  • Asfiksia nё lindje.
  • Pёrdorimi gjatё shtatzënisё i disa medikamenteve tё ndaluara si aminoglukosidet, citostatikёt, preparatet kundёr malarjas dhe diuretikёt.
  • Ikteri i shprehur (verdhёza) nё periudhёn neonatale, e cila mund tё dёmtojё nervin e dёgjimit nё njё tё porsalindur.

Shkaqe tё fituara

Si shkaqe të fituara të cilat mund të çojnë në humbje të dëgjimit mund të përmendim:

  • Sёmundjet infektive si meningiti, fruthi dhe parotiti (shytat).
  • Infeksionet kronike tё veshit ( otitis media me efusion).
  • Pёrdorimi i disa antibiotikëve dhe barnave antimalarike.
  • Dёmtimet traumatike tё kokёs dhe veshit.
  • Zhurmat ekstreme, pёrfshirё zhurmat nё ambientin e punёs nga makineritё apo shpёrthimet, zhurmat nё
  • ambientet ku jetojmё dhe frekuentojmë ( bare, klube nate etj.).
  • Bllokimi i kanalit tё veshit me dyll apo me trupa tё huaj.

Te fёmijёt, otiti media kronik mbetet shkaku kryesor i humbjes sё dёgjimit.

Impakti qё ka humbja e dёgjimit tek individi

Njё nga ndikimet kryesore qё humbja e dёgjimit ka tek individi ёshtё paaftёsia komunikuese me tё tjerёt. Te fёmijёt me shurdhёsi, zhvillimi i tё folurit ёshtё i vonuar.

Humbja e dёgjimit dhe sёmundjet e veshit, tё tilla si otiti media, kanё efekte negative nё performancёn e fëmijëve nё shkollё.

Impakti social dhe emocional

Humbja e dёgjimit çon nё kufizim tё aksesit pёr shumё shёrbime. Gjithashtu, pёrjashtimi nga komuniteti ka njё ndikim domethënës nё jetёn e pёrditshme duke krijuar ndjenjёn e vetmisё, izolimit dhe nёnshtrimit, veçanёrisht tek individёt e rritur.

Nёse njё fëmije me shurdhёsi të lindur nuk i jepet mundёsia tё mёsojё gjuhёn e shenjave qё në fëmijëri,  ai/ajo do tё ndihet i pёrjashtuar nga ndёrveprimet sociale.

Impakti ekonomik

Nё vendet nё zhvillim, fёmijёt me humbje tё dёgjimit rrallё ndjekin shkollёn. Tё rriturit me humbje tё dёgjimit kanё njё shkallё tё lartё papunёsie, duke patur njё kosto tё lartё pёr individin, familjen dhe shoqёrinё.

Parandalimi

Rreth 50 % e rasteve me humbje tё dёgjimit mund tё parandalohen. Strategjitë efektive që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së dëgjimit janë:

  • Vaksinimi i fёmijёve ndaj sёmundjeve tё fёmijёrisё si fruthi, rubeola, meningiti dhe parotiti.
  • Vaksinimi i vajzave adoleshente dhe nё moshёn riprodhuese ndaj rubeolёs, pёrpara shtatzënisё.
  • Testet depistuese pёr sifilizin dhe sёmundje tё tjera infektive gjatё shtatzënisё.
  • Pёrmirёsimi i kujdesit ante dhe perinatal, duke pёrfshirё praktika tё testit tё dёgjimit qё nё lindje.
  • Diagnostikimi i hershёm i fёmijёve me otit media, dhe marrja e trajtimit të duhur pёr kёtё diagnozё.
  • Shmangia e pёrdorimit tё disa medikamenteve qё shkaktojnё humbje tё dёgjimit, me pёrjashtim tё rasteve tё dhёna nga specialisti i cili monitoron gjendjen dhe ecurinё e mjekimit.
  • Referimi i hershёm i foshnjave me rrezik tё lartё pёr shurdhёsi te specialisti. Foshnjat me rrezik tё lartё janë ato qё kanё nё historinё familjare raste me shurdhёsi, kanë lindur me peshё tё vogёl, me asfiksi nё lindje, ikter ose meningit.
  • Reduktimi i ekspozimit ndaj zhurmave tё larta nёpёrmjet rritjes sё ndёrgjegjёsimit ndaj këtyre rreziqeve, forcimi i legjislacionit lidhur me emetimin e zhurmave tё forta dhe kushtet nё vendin e punёs, inkurajimi dhe nxitja e individёve pёr tё pёrdorur pajisje mbrojtёse pёr zhurmat si tapa veshёsh apo kufje qё i reduktojnё zhurmat etj.

 

 

 

 

 

Start Date - End Date

Mar 02, 2016 - Mar 08, 2016

Start Time - End Time

11:00 pm - 4:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This