28 Korrik Dita Botërore e Hepatitit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

28 Korrik

Dita Botërore e Hepatitit

 

“Hepatiti: Koha për t’u testuar, koha për t’u trajtuar, koha për t’u kuruar”

 

Çdo vit në 28 korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj organizojnë Ditën Botërore të Hepatitit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin viral dhe për pasojat që ai shkakton.

 

Mesazhi i Ditës Botërore të Hepatitit për këtë vit është:

“Hepatiti: Koha për t’u testuar, koha për t’u trajtuar, koha për t’u kuruar”

 

Hepatiti viral është një grup sëmundjesh infektive të mëlçisë (të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E), që prek qindra miliona njerëz në mbarë botën çdo vit, duke shkaktuar sëmundje akute e kronike të mëlçisë, deri dhe vdekje.

 

Në veçanti, hepatiti viral B dhe C prek rreth 325 milionë njerëz në mbarë botën dhe janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë.

 

Të paktën 60% e rasteve të kancerit të mëlçisë janë për shkak të testimit dhe trajtimit të vonuar të hepatitit viral B e C. Shkalla e ulët e testimit dhe trajtimit është pengesa kryesore për eliminimin e hepatitit viral.

 

Hepatiti B dhe C janë infeksione kronike që nuk mund të shfaqin simptoma për një periudhë të gjatë kohe. Në mbarë botën, 300 milionë njerëz jetojnë me hepatit viral dhe nuk e dinë këtë. Pa identifikuar të infektuarit e padiagnostikuar dhe të pamjekuar, miliona njerëz do të vazhdojnë të vuajnë dhe miliona jetë do të humbasin.

 

Këto infeksione mund të parandalohen, por shumica e njerëzve nuk e dinë se si.

 

10 GJËRAT QË DUHET TË DINI RRETH HEPATITIT VIRAL

 

  1. Hepatiti viral B dhe C janë sfida të mëdha shëndetësore
  2. Hepatiti viral B dhe C janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë
  3. Testimi dhe trajtimi në kohë i hepatitit viral B dhe C mund të shpëtojë jetë
  4. Hepatiti viral shkakton sëmundje me pasoja të rënda dhe u ngarkon familjeve një barrë të madhe ekonomike
  5. Hepatiti viral është kthyer në një vrasës të madh për shkak të mungesës së vëmendjes globale
  6. Gjatë 15 viteve të fundit është rritur numri i vdekjeve nga hepatiti viral
  7. Në të njëjtën kohë po rritet numri i njerëzve që infektohen rishtaz me hepatit viral
  8. Hepatiti prek njerëzit më të rrezikuar
  9. Hepatiti mund të parandalohet, të diagnostikohet, të trajtohet dhe madje të shërohet
  10. Ju mund të ndihmoni në eliminimin e hepatitit

 

 

Start Date - End Date

Jul 27, 2018 - Jul 28, 2018

Start Time - End Time

10:00 pm - 9:59 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This