25 Nëntor, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave
- This event has passed.
Description
25 Nëntor, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.Në këtë datë zhvillohet fushata 16-ditore e njohur si “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila përfundon në 10 dhjetor,Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Fushata UNiTE e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara fton qeveritë, agjencitë e Kombeve të Bashkuara, organizatat e shoqërisë civile dhe individë nga të gjitha vendet e botësnëpërpjekje të përbashkëta për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Theksi i fushatëse cila synon parandalimin,do të përqendrohet në çështjen e përdhunimit, si një nga format më të dëmshme që bëhet ndaj grave dhe vajzave në kohë paqeje ose lufte.
Slogani i vitit 2019-të për Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave është “Barazia gjinore ndërbreznore kundër përdhunimit.’’
Dhuna ndaj grave dhe vajzave, në ligj dhe në praktikë, është pasojë e diskriminimit, e pabarazisë së vazhdueshme, shkelje e të drejtave të njeriut.
Dhuna në fjalë ndikon dhe pengon përparimin në shumë fusha-përfshirë çrrënjosjen e varfërisë, luftën kundër HIV-it dhe AIDS-it, paqen dhe sigurinë.
Disa fakte
- 1 në 3 gra dhe vajza përjetojnë dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre, nga një partner intim.
- Vetëm 52% e grave të martuara ose që kanë një partner marrin vendimet në lidhje me marrëdhëniet seksuale, përdorimin e kontraceptivëve dhe kujdesin shëndetësor.
- Pothuajse 750 milionë gra dhe vajza aktualisht, janë martuar para moshës 18 vjeç.
- Globalisht 200 milionë gra dhe vajza të moshës 15-49 vjeç i janë nënshtruar gjymtimit të organeve gjenitale.Më shumë se 20 milionë në vetëm shtatë vende (Egjipt, Sudan, Guinea, Xibouti, Kenia, Jemen dhe Nigeria) i janë nënshtruar një praktike të tillë, nga një ofrues i kujdesit shëndetësor. Kjo është më e dukshme veçanërisht midis grave dhe vajzave migrante dhe refugjate.
- 1 në 2 gra në të gjithë botën kanë humbur jetën nga partneri ose familjarë në 2017, ndërsa vetëm 1 në 20 burra kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme.
- 71% e të gjithë viktimave të trafikimit njerëzor në të gjithë botën janë gra dhe vajza, dhe 3 nga 4 prej grave dhe vajzave shfrytëzohen seksualisht.
Parandalimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave është i mundur dhe thelbësor.
Dhuna nga partneri intim dhe dhuna seksuale ndaj grave dhe vajzave, janë probleme të mëdha të shëndetit publik, dhe shkelje e tëdrejtave të njeriut.
Dhuna mund të ndikojë negativisht në shëndetin fizik, mendor, seksual dhe riprodhues të grave, dhe mund të rrisë vulnerabilitetin ndaj HIV-it.
Faktorët që lidhen me rrezikun në rritje të përjetimit të dhunës nga partneri intim përfshijnë: arsimimin e ulët, ekspozimin sistematik të një marrëdhënie tensioni midis prindërve, abuzimin gjatë fëmijërisëdhe pranimin e pavullnetshëmtëpabarazisë gjinore.
Për shumë kohë, mosndëshkimi, heshtja dhe stigma kanë lejuar që dhuna kundër grave të përshkallëzohet në përmasa të mëdha, gjë e cila konsiderohetnjë nga shkeljet më të përhapuradhe flagrante.
Fuqizimi i grave dhe vajzave do të kërkojë përpjekje më të fuqishme, duke përfshirë kuadrin ligjor, për të luftuar diskriminimin me bazë gjinore, që shpesh vjen si rezultati qëndrimeve patriarkale dhe normave shoqërore jo demokratike.