22 Korrik 2018 Dita Botërore e Trurit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

22 KORRIK 2018
DITA BOTËRORE E TRURIT

AJËR I PASTËR PËR NJË MENDJE TË SHËNDETSHME

Dita Botërore e Trurit përkujtohet më 22 korrik.Tema e këtij viti“Ajër i pastër për një mendje të shëndetshme” ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për sëmundjet neurologjike të shkaktuaranga ajrii ndotur.
Vitet e fundit, efektet e ndotjes së ajrit në shëndetin tonë kanë krijuar një interes në rritje, sidomos nga institucionet ndërkombëtare të cilat japin të dhëna mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë. Të dhënat e fundit në lidhje me vdekshmërinë të cilat i atribuohen ajrit të ndotur janë12 milionë vdekje çdo vit, në mbarë botën. Këto vdekje shkaktohen nga sëmundjet e zemrës si infarkti i miokardit apo insuficienca kardiake kongjestive, shkaqet neurologjike si ishemia cerebrale, sëmundjet e mushkërisë dhe kanceri. Përveç ishemisë cerebrale, ndikimi i ajrit të ndotur në tru përbën një shqetësim gjithnjë në rritje.

Çfarë është ndotja e ajrit?
Ajri i ndotur ndodh si pasojë e ndotjes së tij nga mikrogjallesa të dëmshme për organizmin tonë të tilla si polenat, bakteret dhe toksinat, si dhe nga përbërës kimikë të krijuar nga njeriu ose me origjinë natyrore. Ekspozimi afatgjatë ndaj niveleve relativisht të larta të disa kimikateve, që janë të pranishme në ajër në ambientet e punës, kanë shkaktuar dëmtime të sistemit nervor gjatë shekullit të fundit.
Krahas ajrit të ndotur në ambientet e punës (ekspozimi i personelit shëndetësor ndaj kimioterapisë)është rritur shqetësimi ndaj ajrit të ndotur edhe në natyrë (kontaminimi biologjik i sipërfaqeve ujore në botë).

Cilët janë ndotësit e ajrit?
Natyra kimike e ndotësve të ajrit është komplekse dhe e ndryshueshme. Disa gazra, si dioksidi i karbonit dhe metani, emetohen në mënyrë të natyrshme nga shpërbërja e plehrave organike. Shumica e përbërësve të ndotjessë ajrit krijohen nga njeriu.

Cilat janë burimet parësoretë ndotjes së ajrit?
Ndërkohë që janë disa burime natyrale që ndotin ajrin, të tilla si shpërthimet vullkanike apo zjarret, shumica e ndotjes shkaktohet si pasojë e aktiviteteve njerëzore.
Burimi kryesor i ndotjes ndodh si pasojë e përdorimit të gjerë të hidrokarbureve për prodhimin e energjisë për industrinë, transportin, kontrollin e temperaturave atmosferike (ngrohje dhe ftohje).
Aktivitete të tjera, të tilla si puna në agrokulturë, mbarështimi i gjësë së gjallë, shkatërrimi i pyjeve, janë faktorë shtesë në ndotjen e ajrit.

Cili është impakti i ajrit të ndotur në shëndetin e trurit?
Studimet e fundit kanë treguar se ajri i ndotur është një rrezik për ishemi cerebrale.
Studimi i fundit mbi Barrën e Sëmundjeve në Botë pasqyron një hulumtim të të dhënave ndërmjet viteve 1990 deri në vitin 2013 nga 188 vende ku vërtetohet se, ajri i ndotur ndikon në 30 % të barrës(shkaqeve) së ishemisë cerebrale. Efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit janë më të theksuara në vendet me zhvillim të ulët dhe të mesëm, në pacientët vulnerabël me faktorë të tjerë rreziku për sëmundje të zemrës, si dhe në pacientët me episodeve të mëparshme ishemie cerebrale.
Ishemia cerebraleështë shkaku kryesor i handikapeve motorike. Ajo renditet e dyta në shkaktarët e vdekjeve të personave mbi 60 vjeç, është një nga shkaqet kryesore të shtrimeve në spital dhe një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes së demencës. Lista e efekteve të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe ambientit është gjithnjë në rritje. Çrregullimet neurologjike dhe neurodegjenerative, ndoshta edhe sëmundjet neuroinflamatore, mendohet se shkaktohen si pasojë e ndotjes së ajrit.

Start Date - End Date

Jul 21, 2018 - Jul 22, 2018

Start Time - End Time

10:00 pm - 9:59 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This