2 Tetor 2019 Dita Botërore Kundër Dhunës
- This event has passed.
Description
2 Tetor 2019
Dita Botërore Kundër Dhunës
Dita Botërore Kundër Dhunës është caktuar data 2 tetor, e cila përkon me ditëlindjen e MahatmaGandhit, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi në Indi dhe mbështetës i filozofisë dhe strategjisë kundër dhunës. Kombet e Bashkuara njohin lidhjen filozofike midis parimeve të të drejtave të njeriut (në kuptimin universal)dhe atyre të përdorura nga MahatmaGandhi. Angazhimi i Gandhit për pavarësinë e Indisë dhe metodat e tij kanë qenë gurëthemeli i nismave të të drejtave civile dhe të drejtave të njeriut në të gjithë botën.
Gandhi përdorte metoda civile dhe paqësore për t’i mbijetuar pushtimit britanik. Ai nuk hoqi dorë nga format paqësore, të cilat rezultuan në pavarësinë e Indisë. Gandhi ka nxitur krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet njerëzve të feve dhe etnive të ndryshme, duke respektuar të drejtat e grave dhe duke ulur varfërinë.
Rëndësia e reformavesociale,politike, idetë dhe lëvizjet eGandhitjanë diskutuar në shumëgazeta, revista, libra dhe media, në Amerikë dhe Evropë. Puna e tij u përcoll me mjeshtëri nga politikanë të lartë në të gjithë botën.
Filozofia kundër dhunës është bërë sinonim iGandhit, i cili kundërshtoi çdo padrejtësi dhe sundimin autoritar. Kundërshtimi i tij paqësor dhe verbal, por jo i dhunshëm, ndaj përdorimit arbitrar të pushtetit shtetëror është sot manifestimi kryesor i trashëgimisë sëGandhit.
Gandhi ka luajtur një rol të rëndësishëm në fuqizimin e grave. Krijmi iShoqatës së Grave të Vetëpunësuara në Ahmedabad (SEWA), kishtepërgjegjësinë e organizimit të grave në kooperativa prodhuese, duke u siguruar atyre kujdesin shëndetësor dhe duke i inkurajuar vetëbesimin ekonomik.
Sipas rezolutës A/RES/61/271 të 15 qershorit 2007, kjo ditë u caktua për të përforcuar mesazhet kundër dhunës, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik. Kjo rezolutë rikonfirmon rëndësinë universale të parimeve kundër dhunës dhe dëshirën për të siguruar kulturën e paqes dhe tolerancës.