2 Tetor 2018 Dita Botërore Kundër Dhunës
- This event has passed.
Description
2 Tetor 2018 Dita Botërore Kundër Dhunës
Dita Botërore Kundër Dhunës është caktuar data 2 tetor,e cila përkon me ditëlindjen e Mahatma Gandhit, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi në Indi dhe mbështetës i filozofisë dhe strategjisë kundër dhunës.
Gandhi përdorte metoda civile dhe paqësore për t’i mbijetuar pushtimit britanik. Pavarësisht se ka qenë në burg disa herë, ai nuk hoqi dorë nga format paqësore, të cilat rezultuan në pavarësinë e Indisë. Gandhi ka nxitur krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet njerëzve të feve dhe etnive të ndryshme, duke respektuar të drejtat e grave dhe duke ulur varfërinë.
Sipas rezolutës A/RES/61/271 të 15 qershorit 2007, kjo ditë u caktua si një rast për të përforcuar mesazhet kundër dhunës, përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik. Kjo rezolutë rikonfirmon rëndësinë universale të parimeve kundër dhunës dhe dëshirën për të siguruar kulturën e paqes dhe tolerancës.
Një jetë pa dhunë është forca më e madhe njerëzimit.