15 Nëntor 2015, Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor

Është koha për të kujtuar – Thuaj JO Krimit të rrugës!

Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor organizohet çdo vit, të dielën e tretë të muajit nëntor, për të kujtuar miliona të vrarë dhe të plagosur në rrugët e botës, së bashku me familjet e tyre, miqtë dhe të tjerë të prekur nga këto tragjedi. Ajo është një ditë në të cilën ne falënderojmë shërbimet e ndihmës së parë, si dhe një moment reflektimi mbi barrën e madhe dhe koston e kësaj fatkeqësie të përditshme, të vazhdueshme për familjet, komunitetet dhe vendet. Gjithashtu, është një ditë për të diskutuar mbi mënyrat e reduktimit dhe ndalimit të këtyre ngjarjeve.

Viti 2015 është një vit shumë i rëndësishëm, është 10 vjetori i njohjes nga OKB-ja i Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor.

Tema për Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor

Në të kaluarën nuk ka patur gjithmonë një temë të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor, megjithëse disa organizata kanë përdorur tema që lidhen me punën e tyre dhe kanë përçuar mesazhet e dëshiruara prej tyre.

Tema për vitin 2015, nga Kujtimi Global për Veprim Global gjatë Dekadës është:

Është koha për të kujtuar – Thuaj JO Krimit të rrugës!

Kjo temë ka të bëjë me thirrjen e Planit Global për Dekadën e Veprimit, posaçërisht për përdoruesit e rrugës së sigurt, përmes zhvillimit të programeve gjithëpërfshirëse, me qëllim përmirësimin e sjelljeve të qëndrueshme te përdoruesit e rrugës, që vijnë njëkohësisht me zbatimin e ligjeve dhe standardeve të kërkuara.

Këto veprime kombinohen me ndërgjegjësimin e publikut për të reduktuar tejkalimin e shpejtësisë, përdorimin e alkoolit dhe substancave të rrezikshme, si dhe rritjen e  përdoruesve të rripit të sigurimit, helmetave mbrojtëse etj.

Le ta bëjmë 2011-2020 një dekadë për të kujtuar!

Kujtojmë se në vendin tonë nga viti 2009-2014 janë regjistruar 1944 viktima të trafikut rrugor.

Në vitin 2014 kanë ndodhur 1914 aksidente rrugore, ku 264 persona janë vrarë. Vërehet se në vitin 2014, numri i viktimave ka rënë edhe më tej, nga 378 në 264, krahasuar me vitin 2009, me tendencë pozitive që afrohet me synimet e përcaktuara. Ndërsa numri i të plagosurve rëndë është në shifrën 361, që është në një rënie të vogël në krahasim me vitin 2009, por është ende larg tendencës së kërkuar nga “Strategjia Kombëtare e Sigurisë Rrugore, 2011-2020”.

Në këtë ditë përkujtimi duhet të ndalojmë jo vetëm për të kujtuar viktimat e trafikut  rrugor, por edhe për të sensibilizuar opinionin publik se asnjë aksident nuk ka qenë rastësi, dhe se siguria e jetës në trafikun rrugor nuk mund t’i lihet spontanitetit.

Janë këto jetë njerëzore të humbura në trafikun rrugor që apelojnë për t’i bërë rrugët më të sigurta, me përpjekje të përditshme nga të gjithë.

 

posteri 2015

Start Date - End Date

Nov 15, 2015 - Nov 15, 2015

Start Time - End Time

11:00 am - 11:00 am

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This