12 Tetor 2017, Dita Botërore e Shikimit
- This event has passed.
Description
Dita Botërore e Shikimit është një ditë ndërgjegjësimi që organizohet të enjten e dytë të tetorit, për të përqendruar vëmendjen globale në verbërinë dhe dëmtimin e shikimit. Këtë vit, Dita Botërore e Shikimit organizohet më 12 tetor.
Ky është viti i pestë i Planit të Veprimit Global të OBSH-së, dhe me këtë rast inkurajohen anëtarët dhe partnerët që të vazhdojnë me temën “Shëndeti Universal i Syrit”.
Këtë vit, “Thirrja për Veprim” për Ditën Botërore të Shikimit është:
Bëni që shikimi të ketë vlerë!
Dita Botërore e Shikimit 2017 koordinohet nga Agjencia Ndërkombëtare për Parandalimin e Verbërisë (IAPB) në kuadër të Iniciativës Globale VIZION 2020.
Në Ditën Botërore të Shikimit,të gjithë duhet të punojnë së bashku për:
- Rritjen e vetëdijes publike për verbërinë dhe dëmtimin e shikimit si çështje kryesore të shëndetit publik.
- Ndikimin në Qeveritë/Ministrat e Shëndetësisë për marrjen pjesë në fondet për programet e parandalimit të verbërisë kombëtare.
- Edukimine audiencave të synuara për parandalimin e verbërisë, për VIZION 2020 dhe për krijimin e mbështetjeve për aktivitetet e programit VISION 2020.
Mesazhet kryesore ndërkombëtare:
- Përafërsisht, 285 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me shikim të ulët dhe verbëri.
- 39 milionë prej tyre janë të verbër dhe 246 milionë kanë dëmtim të moderuar ose të rëndë të shikimit.
- 90% e të verbërve jetojnë në vende me të ardhura të ulëta.
- Megjithatë, 80% e dëmtimit të shikimit është i shmangshëm – pra lehtësisht i shërueshëm dhe/ose i parandalueshëm
- Korrigjimi i syve dhe strategjitë e parandalimit të verbërisë janë ndër ndërhyrjet më efektive në kujdesin shëndetësor.
- Numri i njerëzve të verbër nga shkaqet infektive është zvogëluar në 20 vitet e fundit.
- Rreth 19 milionë fëmijë kanë vështirësi në shikim.
- Rreth 65% e gjithë njerëzve të cilët kanë vështirësi në shikim janë 50 vjeç e lart, dhe kjo grup-moshë përbën vetëm 20% të popullsisë së botës.
- Rritja e popullsisë së moshuar në shumë vende do të thotë se më shumë njerëz do të jenë në rrezik për dëmtimine shikimit të lidhur me moshën.