12-18 Nëntor 2018 Java e Ndërgjegjësimit për rezistencën ndaj antibiotikëve
- This event has passed.
Description
Java e Ndërgjegjësimit për rezistencën ndaj antibiotikëve
Çdo nëntor, në të gjithë botën organizohet Java Botërore e Ndërgjegjësimit ndaj Antibiotikeve, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rezistencës ndaj antibiotikëve dhe të inkurajojë praktikat më të mira tek publiku, punonjësit e shëndetësisë dhe politikbërësit për të shmangur shfaqjen e mëtejshme dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikëve.
Mesazhi i Javës Botërore të Ndërgjegjësimit ndaj Antibiotikeve, për këtë vitëeshtë:
ANTIBIOTIKËT
Keqpërdorimi i antibiotikëve na rrezikon të gjithë.
Mendohu dy herë përpara se të përdorësh antibiotikë.
Kërko këshilla nga mjeku.
Fakte kryesore rreth rezistencës ndaj antibiotikëve
- Rezistenca ndaj antibiotikëve sot është një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin global, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin.
- Rezistenca ndaj antibiotikëve mund të ndikojë tek secili nga ne, në çdo moshë dhe në çdo vend.
- Rezistenca ndaj antibiotikëve ndodh natyrshëm, por keqpërdorimi i tyre tek njerëzit dhe kafshët po e përshpejton këtë proces.
- Një numër në rritje i infeksioneve – si pneumonia, tuberkulozi, gonorreja dhe salmoneloza – po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar, pasi antibiotikët që përdoren për trajtimin bëhen më pak të efektshëm nga përdorimi pa kriter i tyre.
- Rezistenca ndaj antibiotikëve çon në qëndrime më të gjata spitalore, kosto më të larta mjekësore dhe rritje të vdekshmërisë.
_____________________________________________________________________
Antibiotikët janë ilaçe të përdorura për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve bakteriale. Rezistenca ndaj antibiotikëve ndodh kur bakteret ndryshojnë përgjigjen ndaj përdorimit të këtyre ilaçeve.
Bakteret, jo njerëzit apo kafshët, bëhen rezistente ndaj antibiotikëve. Këto baktere mund të infektojnë njerëzit dhe kafshët, dhe infeksionet që ato shkaktojnë janë më të vështira për t’u trajtuar sesa ato të shkaktuara nga bakteret jo rezistente.
Rezistenca ndaj antibiotikëve çon në kosto më të lartë mjekësore, qëndrim të zgjatur në spital dhe rritje të vdekshmërisë.
Antibiotikët po humbasin efektivitetin e tyre pasi ne nuk po i përdorim ato siç duhet. Kjo do të thotë më shumë vdekje dhe më shumë komplikacione për njerëzit.
Bota ka nevojë urgjente për të ndryshuar mënyrën se si i përdor antibiotikët. Edhe nëse zbulohen ilaçe të reja, pa ndryshim të sjelljes njerëzore, rezistenca ndaj antibiotikëve do të mbetet një kërcënim i madh. Ndryshimet e sjelljes duhet të përfshijnë veprime për të zvogëluar përhapjen e infeksioneve nëpërmjet vaksinimit, larjes së duarve, praktikimit të seksit të sigurt dhe higjienës së mirë të ushqimit.
Disa këshilla rreth përdorimit të antibiotikëve
- Përdorni antibiotikët vetëm nën rekomandimin e mjekut dhe ashtu siç përshkruhen nga mjeku
- Keqpërdorimi i antibiotikëve mund të vrasi bakteriet e mira që ndodhen në trupin e njeriut gjë e cila mund të çojë në komplikacione si psh diarrea.
- Mos kërkoni antibiotikë për të trajtuar infeksionet virale sepse ato trajtojnë vetëm infeksionet bakteriale.
- Mos i ruani antibiotikët për ti përdorur në të ardhmen
- Mos i ndani antibiotikët me të tjerët
- Mund të shërohesh dhe pa përdorur antibiotikë
- Mos harroni: e rëndësishme është që të përdorni antibiotikun e duhur, në mënyrën e duhur, në dozën e duhur, në kohën e duhur dhe për periudhën e duhur.