11 Tetori Dita Botërore e Obezitetit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

 

“11 Tetori Dita Botërore e Obezitetit”

 

          Dita Botërore e Obezitetit u vendos për herë të parë në vitin 2015.

 

Objektivi kryesor është ai i gjetjes së një zgjidhjeje për krizën e obezitetit, rritja e vëmendjes, përmirësimi i politikave adresuar gjetjes së zgjidhjeve për trajtimin e obezitetit dhe parandalimin e tij.

 

Obeziteti përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) si “akumulim jonormal ose i tepërt i yndyrës e cila rrezikon shëndetin”. Kostoja ekonomike dhe sociale që i atribuohet obezitetit  çdo vit është e konsiderueshme.

Fakte:

  • Të paktën 2.8 milion njerëz vdesin çdo vit si rezultat i mbipeshës dhe obezitetit.
  • Parandalimi i obezitetit kërkon bashkëpunim nga të gjithë anëtarët e komunitetit.
  • Obeziteti është një nga shkaqet kryesore të shumë sëmundjeve kronike duke përfshirë: sëmundjen e zemrës, e mëlçisë, diabetin, disa lloje kanceresh etj.
  • Obeziteti është rezultat i një ç’ekuilibrimi midis kalorive që individi konsumon dhe kalorive që shpenzon.
  • Mbipesha dhe obeziteti janë shkaktarë të më shumë vdekjeve, krahasuar me ato që vijnë nga kequshqyerja.
  • Gratë kanë më shumë të ngjarë të jenë obeze sesa burrat.
  • Ndikimi mjedisor dhe shoqëror është një nga përcaktuesit më të rëndësishëm të zgjedhjes dietike të një individi.
  • Një dietë e shëndetshme e shoqëruar me aktivitet fizik siç është ecja ndihmon në parandalimin e mbipeshës.
  • Sipas OBSH-së,në 2025-ën, 2.7 miliardë njerëz në të gjithë botën do të vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti.

Objektivat:

  • Të rritet vetëdija për rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme.
  • Të rritet vetëdija për rreziqet e mbipeshës.
  • Të inkurajohen njerëzit për të bërë aktivitetit fizik të paktën 30 minuta në ditë.

 

 

Start Date - End Date

Oct 10, 2019 - Oct 11, 2019

Start Time - End Time

10:00 pm - 9:59 pm

Share This