10 Tetor 2021 Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Loading Events
  • This event has passed.
Description

10 Tetor 2021
Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Dita Botërore e Shëndetit Mendor ( çdo 10 tetor që prej vitit 1992) ka në fokus ndërgjegjësimin, sensibilizimin, sjelljen në nivel global, si edhe sigurimin e një komuniteti i cili kupton, pranon, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor.
Pandemia e COVID-19 ka pasur një ndikim të madh në shëndetin mendor të njerëzve. Disa grupe, përfshirë punonjësit e shëndetit dhe të vijës së parë, studentët, njerëzit që jetojnë vetëm dhe ata me problematika të mëparshme të shëndetit mendor, janë prekur veçanërisht. Gjithashtu, shërbimet për çrregullimet mendore, neurologjike dhe përdorimin e substancave janë ndërprerë ndjeshëm.
Megjithatë ka arsye për optimizëm. Gjatë Asamblesë Botërore të Shëndetit në maj 2021, qeveritë nga e gjithë bota njohën nevojën për të rritur shërbimet cilësore të shëndetit mendor në të gjitha nivelet. Disa vende kanë gjetur mënyra të reja për të siguruar kujdes shëndetësor mendor për popullatat e tyre.

Pandemia Covid-19 dhe shëndeti mendor

Frika, shqetësimi dhe stresi janë përgjigje normale ndaj kërcënimeve të perceptuara ose reale, kur përballemi me situata të pasigurta ose të panjohura. Janë deri diku të kuptueshme problemet e shëndetit mendor që njerëzit kanë përjetuar/përjetojnë në kontekstin e pandemisë COVID-19.

Frikës prej kontaktit me virusin, i shtohet edhe stresi në ndryshimet e rëndësishme në jetën e përditshme, të tilla si: ndalimi i grumbullimeve e distancimi social, realitetit të ri të punës nga shtëpia, papunësisë së përkohshme/përhershme, shkollimit në shtëpi të fëmijëve dhe mungesës së kontaktit fizik me anëtarët e tjerë të familjes, miqtë dhe kolegët, në këtë periudhë. E gjitha kjo na sjell në vëmendje edhe njëherë që është është e rëndësishme që të kujdesemi për shëndetin tonë fizik, sikurse atë mendor.

Është e qartë tashmë, se sëmundjet infektive kanë një ndikim të fuqishëm psikologjik te të gjithë njerëzit, përfshirë ata që nuk preken nga virusi. Përgjigjja ndaj këtyre sëmundjeve nuk drejtohet vetëm nga njohuritë mjekësore dhe informacioni, por edhe nga kuptimi shoqëror që u atribuojmë atyre.

Në epokën e internetit, shumica e informacioneve që ne konsumojmë janë online – një ndryshim i sjelljes që ka transformuar rrënjësisht mënyrën e komunikimit të njerëzve për çështjet shëndetësore. Shumë artikuj në lajmet dhe postimet e mediave sociale jozyrtare apo profesionale kanë tendencë të nxisin përhapjen e dezinformatave, duke kontribuar në frikën e panikun në popullatë. Kjo është arsyeja pse rekomandohet vazhdimisht që njerëzit të kërkojnë lajme dhe këshilla nga profesionistë të besueshëm shëndetësorë dhe të shmangin dezinformatat e mundshme që mund të shkaktojnë pasiguri dhe shqetësime.

Menaxhimi dhe kuptimi i shqetësimeve të shëndetit mendor gjatë pandemisë COVID-19. Përhapja e koronavirusit ka paraqitur sfida në sistemin e kujdesit shëndetësor publik në të gjithë botën, përfshirë adresimin e shqetësimeve të shëndetit mendor. Ndërsa njerëzit në përgjithësi merren me stresorë të rinj që lindin nga distancimi shoqëror dhe rritja eksponenciale e rasteve të COVID-19, shqetësimet për mirëmbajtjen e shëndetit të mirë mendor janë rritur gjithashtu.
Çfarë efekti mund të ketë kjo në shëndetin mendor?
Së pari, janë efektet që izolimi dhe distancimi social mund të kenë në shëndetin mendor të individëve . Ka shumë prova që tregojnë se izolimi social mund të rrisë simptomat e sëmundjeve mendore, si depresioni dhe ankthi. Së dyti, e gjithë situata e pandemisë – me shifrat e të infektuarve, të pacientëve me probleme shëndetësore, të atyre që humbin jetën, sigurisht që krijon një situatë stresi, e jo rrallë të agravuar përsa i përket shëndetit mendor.
Ka shumë studime që kanë dëshmuar se përkeqësimi i shëndetit mendor, e konkretisht intensifikimi i shqetësimeve të tilla, si frika, pagjumësia është më i lartë në situatën e pandemisë në të cilën ndodhemi. Nuk ka ndonjë dallim mes të moshuarve apo të rinjve, mes burrave apo grave.

Start Date - End Date

Oct 09, 2021 - Oct 10, 2021

Start Time - End Time

10:00 pm - 9:59 pm

Share This