DITA BOTERORE NE KUJTIM TE VIKTIMAVE NGA TRAFIKU RRUGOR.

Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor mbahet të dielën, më 17 nëntor 2024.

Kjo ditë fokusohet si në planin e përgjithshëm dhe atë individual të pasojave shkatërrimtare të shkaktuara nga vdekjet dhe lëndimet në rrugë dhe ndikimin që ato kanë mbi familjet dhe komunitetet në mbarë botën.

Tema e fushatës për këtë vit sjell në vëmendje ATË DITË të kolapsit, kur përplasjet në trafik ndryshuan përgjithmonë rrjedhën e jetës së viktimës. Çdo viktimë ka historinë unike të asaj dite, të cilën të afërmit, miqtë dhe të njohurit e mbajnë në kujtesë.

Objektivat e DITËS-20024

Sigurimi i një platforme për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e tyre për:

  • përkujtimin e të gjithë njerëzve të vrarë dhe të plagosur rëndë në rrugë;
  • njohjen e punës së rëndësishme të shërbimeve të urgjencës;
  • tërheqjen e vëmendjes ndaj reagimit ligjor – përgjithësisht të parëndësishëm ndaj vdekjeve dhe lëndimeve fajtore në rrugë, dhe avokimin për një përgjigje të përshtatshme serioze;
  • avokimin për mbështetje më të mirë për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e viktimave;
  • promovimin e veprimeve të bazuara në fakte për të parandaluar dhe përfundimisht ndalur vdekjet dhe lëndimet e mëtejshme në trafikun rrugor.

Çdo vit, miliona viktima të tjera rrugore i shtohen numrit aktual prej mbi 50 milionë të vrarëve dhe qindra milionëve të plagosur që nga vdekja e parë në rrugë. Është një pandemi e vërtetë, që prek në radhë të parë të pambrojturit dhe të rinjtë tanë, e cila përveç traumës së lëndimit dhe humbjes ka edhe një ndikim shkatërrues ekonomik për vendet, komunitetet dhe familjet.

Prandaj, gjatë Dekadës së Veprimit 2021-2030 Dita Botërore ka një rol të rëndësishëm për të ndihmuar në arritjen e objektivit të reduktimit prej 50% të viktimave rrugore.