Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, 28 Prill 2025.
Për këtë vit, Dita Botërore do të fokusohet në “Revolucionarizimin e Shëndetit dhe Sigurisë, Rolin e Inteligjencës Artificiale dhe Dixhitalizimin në Punë”.
Fushata do të hedhë dritë mbi mënyrën se si teknologjitë e reja po transformojnë sigurinë dhe shëndetin në punë, duke përfshirë:
• automatizimin e detyrave;
• përdorimin e mjeteve inteligjente të sigurisë dhe shëndetit në punë;
• sistemet e monitorimit;
• realitetin e prekshëm dhe realitetin virtual;
• menaxhimin hap pas hapi të punës.
Transformimi dixhital i punës ka çuar në forma të reja të organizimit të saj, të tilla si: telepuna dhe platformat dixhitale, të cilat do të shqyrtohen më tej.
Organizata Botërore e Punës (ILO) do të publikojë një raport të ri dhe materiale promovuese që analizojnë këto çështje kritike.
Gjatë këtij procesi ajo do të vlerësojë se si transformimi dixhital mund të përmirësojë sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, duke theksuar reagimet nga qeveritë, punëdhënësit, punëtorët dhe palët e tjera të interesuara në zbutjen e rreziqeve të mundshme të sigurisë dhe shëndetit.